JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Numri i fetvasë: 279 MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

5 059 shfletues/klikues MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA


 Pyetje: MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA


Cili është përkufizimi dhe kuptimi mbi muajt e shenjtë dhe cilat janë disa nga vlerat kryesore të tyre?


 Përgjigjja: MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi i muajve të shenjtë1

Mbi muajt e shenjtë bëhet fjalë në thënien kuranore: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet2 dhe në thënien profetike: “Koha është rrotulluar si forma e saj në ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën3; viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë [të madhëruar / të pacenueshëm], tre janë varg: Dhul Kiadeh, Dhul Hixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është mes dy Xhumadave dhe Shabanit.”4

Muajt e shenjtë quhen kësisoj sepse janë privilegjuar nga Allahu që të jenë të madhëruar dhe gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie.Lexoni më tepër

Së dyti: Vlera e muajve të shenjtë5Lexoni më tepër

Vlera e muajve të shenjtë spikatet: në përmendjen e veçantë që u ka bërë atyre Allahu dhe i Dërguari i Tij (Paqja qoftë mbi të!); në kryerjen në muajin Dhul Hixhe të veprave rituale të haxhit por edhe më gjerë prej adhurimeve madhështore që zën vend në: 10 ditët e para të Dhul Hixhes, në ditën e Arafatit6, në ditën e Kurbanit7, në ditën e Vendosjes8 dhe në ditët e Teshrikut9; në mirësitë e muajit Dhul Kiadeh; në agjërimin në Muharrem dhe sidomos agjërimin e Ashurasë10 etj.

Kurse në mënyrë më të zgjeruar lidhur me këto mirësi dhe vlera thuhet sa vijon:

a. Lidhur me muajin Muharrem:

VLERA E MUAJIT MUHARREM

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË

b. Lidhur me muajin Rexheb:

Realiteti është se muaji Rexheb nuk ka ndonjë veçori ose vlerë karshi muajve të tjerë veç tij, përveç faktit se ai është njëri prej muajve të shenjtë11. Ndërsa lidhur me agjërimin e Rexhebit dhe faktin a ka ngjarë apo jo ndodhia e Israsë dhe Miraxhit12 në këtë muaj, mund të referoheni në linqet në vijim:

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN

c. Lidhur me muajin Dhul Kiadeh:13

Muaji Dhul Kiadeh përveçse një nga muajt e shenjtë, është gjithashtu nga muajt e caktuar (ditur) të haxhit14 (të cilët janë Sheuali, Dhul Kiadeh dhe 10 ditët e Dhul Hixhes).Lexoni më tepër

MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE

d. Lidhur me muajin Dhul Hixhe:

10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA

MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT

DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT

Allahu e di më mirë. MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

  1. Shih: islamweb.
  2. Et-Teube: 36.
  3. Pra koha ka qarkulluar në rendin që Allahu i Lartësuar e zgjodhi dhe e vendosi në ditën që krijoi qiejt dhe tokën, pra që çdo vit të jetë dymbëdhjetë muaj dhe çdo muaj të jetë mes njëzetenëntë dhe tridhjetë ditë; teksa arabët në kohën paraislame e kishin tjetërsuar këtë duke e bërë një vit me dymbëdhjetë muaj dhe një tjetër me trembëdhjetë muaj, ndaj kjo ndikoi që muajt të barteshin dhe ndryshoheshin jashtë kohës përkatëse të tyre dhe haxhi e muajt e shenjtë të humbnin kohën ekzakte të tyre… Kuptimi është se në vitin e haxhit të lamtumirës i takoi që me caktimin e Allahut muaji Dhul Hixhe të ishte ekzaktësisht në kohën përkatëse të tij, ndaj muslimanët urdhërohen që ta ruajnë këtë fakt dhe ta kryejnë haxhin në këtë kohë e mos t’i ndryshojnë muajt mes tyre, siç bënin arabët në kohën paraislame ( shih: islamweb).
  4. El-Bukhari 3167 dhe Muslimi 1679.
  5. Shih: alukah dhe sahab.
  6. Dita e Madhe e Arafatit: Dita 9 Dhul Hixhe, që përbën shtyllën madhështore të haxhit dhe agjërimi i kësaj dite rekomandohet fuqishëm (për ata që nuk janë haxhilerë) pasi agjëruesit të kësaj dite i falen mëkatet e vogla të një viti para dhe një viti pas saj.
  7. Dita e Kurbanit: Dita 10 Dhul Hixhe, që është dita më e madhe dhe më e mirë e vitit tek Allahu i Madhëruar dhe festa më e madhe e muslimanëve.
  8. Dita e Vendsojes: 11 Dhul Hixhe, pra dita menjëherë pas ditës së Kurbanit, e quajtur kështu sepse njerëzit në të vendosen në Mina pasi bënë Tavafin e Ifadas (kur u derdhën apo kthyhen nga Minaja për në Meke, pas qëndrimit në Arafat dhe Muzdelife), prenë kurbanët dhe u shplodhën.
  9. Ditët e Teshrikut: Ditët 11, 12 dhe 13 të muajit Dhul Hixhe (muajit të dymbëdhjetë dhe të fundit të kalendarit hënor islam.
  10. Ashuraja: Dita e dhjetë e muajit Muharrem, agjërimi i të cilës fshin mëkatet e voglat të vitit të kaluar.
  11. Shih: islamweb dhe saaid.
  12. Ndodhia e Israsë dhe Miraxhit: Ndodhi në të cilën Allahu i Madhëruar i mundësoi Profetit të Tij Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) udhëtimin natën nga Mesxhidi Harami (Xhamia e Shenjtë e Mekës) për në Mesxhidi (Xhaminë) Aksa në Palestinë, si dhe i mundësoi Miraxhin (ngjitjen nga Mesxhidi Aksa, për në Sidretu El-Muntehanë (pemën e stërmadhe) dhe më tej mbi Qiellin e Shtatë).
  13. Shih: sahab.
  14. Bëhet fjalë për thënien kuranore: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar…” (El-Bekare 197); më konkretisht këto muajt janë: Sheual, Dhul Kiadeh dhe Dhul Hixhe (dhjetë ditët e para të tij) dhe këtu synohet se Ihrami (nijeti / vendimi për hyrjen në gjendjen rituale të pelegrinazhit) mund të bëhet që në ditën e parë të Sheualit, por për të vijuar veprat rituale të haxhit duhet pritur dita e tetë e Dhul Hixhes.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top