JETA E VËRTETË

CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

Numri i fetvasë: 123 CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

Kategoria: VLERA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

71 571 shfletues/klikues CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE


 Pyetje: CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE


A mund të na tregoni duanë (lutjen) e provimeve, pasi kam dëgjuar se ka një të tillë.


 Përgjigjja: CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë theksojnë se nuk ka ndonjë dua (lutje) të veçantë që të bëhet për provim, por ata thonë se përderisa studenti/nxënësi është në një rrethanë në të cilën ka nevojë për mbarësi dhe lehtësim, së këtejmi ai mundet të përdorë lutjet1 e përshtatshme për të këtillë rrethanë, si për shembull:

“JAA ȞAJ-JU JAA ǨAJ-JUUMU BI RAȞMETIKE ESTEGIITHU, EŜLIȞ LI SHEËNII KUL-LEHU, UE LAA TEKILNII ILEE NEFSII ŤARFETE ÂJN!/O i Gjallë, o Mbajtësi i gjithçkaje! Falë mëshirës Tënde kërkoj ndihmë! Ma rregullo të gjithë çështjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time as sa pulitja (hapja e mbyllja) e syrit!2

“ALL-LLAAHUM-ME LA SEHLE IL-LEE MA XHEĂLTEHU SEHLE, UE ENTE TEXHËĂLUL ȞAZNE IDHEE SHIËTE SEHLE/O Allah, nuk ka gjë të thjeshtë, përveç asaj që Ti e thjeshtëson dhe Ti e bën të vështirën, nëse do, të thjeshtë!”3

“ALL-LLAAHUM-ME-HDINII UE SED-DIDNI/O Allah, udhëzomë (më bëj të matur) dhe më bëj të përpiktë (të saktë)!4

Allahu e di më mirë. CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

  1. Nëse personi nuk di arabisht dhe do që t’i lexojë tekstet e përmendjeve dhe lutjeve në arabisht, që kemi sjellë të transliteruara (të shkruara me gërma latine), ai obligohet që për leximin e tyre të ketë parasysh sa më poshtë:

    ● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;

    ● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Shkronja “KH”, lexohet afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës, nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”.

  2. Musned El-Bezar-El Bahru Ez-Zeher 6368, Es-Sunenu El-Kubra – Li En-Nesai 10330, El-Muaxhemu Es-Sagir” – Li Et-Tabarani 444, etj.; dr. AbudlMalik Ibn Abdullah Ibn Duhejshi, në studimin dhe ekzaminimin që i bën përpilimit “El-Mustekhraxh Min El-Ehadithi El-Mukhtara Mime Lem Jukhrixhhu El-Bukhari ue Muslim Fi Sahihejhime – Li El-Makdesi 2319, 2320, thotë se ky transmetim është i gradës “hasen/i mirë” dhe ky është edhe mendimi i Albanit.
  3.  Sahihu Ibën Hibban 974, subjekti: “Përmendja se çfarë lutje është mirë t’i bëjë personi Allahut të Madhëruar që t’ia lehtësojë çështjet kur ato i vështirësohen”; Shuajb Arnauti ka thënë se hadithi është i gradës “sahih/i vërtetë”; “Amelu El-Jeumi Ue El-Lejle – Li Ibn Es-Sunnij 35 (teksti i takon atij), Albani thotë se hadithi është i gradës “sahih/i vërtetë; Ed Deauetu – Li El-Bejhaki 265 etj. Gjithsesi duhet theksuar se një grup dijetarësh janë të mendimit se hadithi në fjalë është “mursel/transmetim i papërcaktuar tek sahabiu dhe më tej Profeti (Paqja qoftë mbi të!), i cili konsiderohet prej llojit të hadithit “daif/të dobët)”.
  4. Sahihu Muslim 2725.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top