Numri i fetvasë: 124 ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
3 780 shfletues/klikues ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
Pyetje: ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
Çfarë bëhet për t’i eliminuar (asgjësuar) objektet apo fletët e dëmtuara, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre emrin e Allahut, ajet (citat) kuranor, hadith, apo diçka tjetër me përmbajtje fetare islame?
Përgjigjja: ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Çdo objekt apo fletë në të cilën është shkruar apo gjendet një ajet (citat) kuranor, hadith (thënie profetike), emër prej emrave të Allahut të Madhëruar apo emër i një prej profetëve ose engjëjve të Allahut, duhet të respektohet duke u vendosur në një vend që e imunizon (mbron) atë nga përulja, poshtërimi dhe fyerja.
Jursitët muslimanë janë të mendimit se kush e hedh ose e lë në plehra apo në një vend poshtërues një objekt ose fletë me përmbajtjen e sipërpërmendur fetare islame, duke pasur për qëllim talljen dhe poshtërimin e saj, i tilli është renegat (e ka tradhtur/mohuar fenë islame), ndërsa kush bie në këtë veprim nga shkujdesi dhe jo me qëllimin e poshtërimit, nuk konsiderohet femohues por mëkatar…
Po kështu nuk lejohet të hidhet a poshtërohet një objekt a fletë ku është shkruar një emër personi në përmbajtjen e të cilit gjendet emri i Allahut, si në rastin e emrave Abdullah, AbduRahman etj., qoftë kur emri është i shkruar në gjuhën arabe dhe qoftë kur ai është i shkruar në tjetër gjuhë të kuptueshme. Ndërsa nëse një person çfarëdo ka emër të njëjtë me atë të një profeti, emri i personit çfarëdo nuk e merr dispozitën e pacënueshmërisë që gëzon emri i profetit.
Juristët muslimanë kanë theksuar se përmbajtjet e sipërpërmendura fetare islame nuk lejohet që të shkruhen në asnjë objekt që dihet se do t’i ekspozohet poshtërimit ose do të hidhet.
– Pas asaj që u cek më sipër, vijmë tek përgjigja për pyetjen e shtruar nga pyetësi, që ka të bëjë me eliminimin e objekteve apo fletëve që përmbajnë ajet (thënie kuranore), hadith (thënie profetike), emër të Allahut ose emër të një profeti apo engjëlli, gjë në lidhje me të cilën thuhet sa vijon:
Kur objekti me përmbajtjen e sipërpërmendur fetare dëmtohet, bëhet i papërdorshëm etj., ai lejohet që të asgjësohet duke e fshirë përmbajtjen e tij, ose duke e lënë në ujë derisa t’i dalë boja dhe humbas shkrimi që gjendet në të, ose duke e tjetërsuar esencën e shkrimit dhe gërmave të gjendura në të përmes një makinerie speciale, ose duke e djegur, ose duke e groposur në vende të pastra larg rrugëve që i shkelin njerëzit.
Nëse personi nuk ka mundësi për sa më sipër, atëherë ai duhet t’i ruaj objektet me përmbajtjen e sipërpërmendur fetare islame, deri në një kohë tjetër kur t’i mundësohet sa u tha më lart, ose të gjejë dikë tjetër të besueshëm që e merr përsipër ta bëjë këtë gjë në vend të tij.Lexoni më tepër
Ndërsa në rastin kur duam të hedhim një objekt apo fletë që s’është e sigurt nëse ka ose jo përmbajtje fetare islame, në këtë rast vihet në veprim mendimi ynë më parësor, në një formë të tillë që nëse mendimi që ka më shumë epërsi tek ne është se në këtë objekt apo fletë ka ajet, hadith, emër të Allahut, ose emër të një profeti apo një engjëlli, atëherë nuk bën që ta hedhim objektin apo fletën vetëm se pasi të sigurohemi për përmbajtjen në të. Në të kundërt, pra nëse mendimi që ka më shumë epërsi tek ne është se në këtë objekt apo fletë nuk gjenden elementët fetarë islam të sipërpërmendur dhe krahas kësaj kontrollimi i këtyre objekteve dhe fletëve është i mundimshëm, në këtë rast nuk e kemi për detyrë që t’i kontrollojmë këto objekte a fletë, kështu që na lejohet t’i hedhim.1
Allahu e di më mirë. ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA