JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Numri i fetvasë: 262 SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Kategoria: DISPOZITA DHE FORMA E NGUSHËLLIMIT

39 865 shfletues/klikues SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT


 Pyetje: SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT


Cila është forma më e mirë me të cilën mund të ngushëllohet një person të cilit i ka ngjarë rast vdekje?


Përgjigjja: SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me termin “ngushëllim” në aspektin juridik islam nënkuptohet që “të nxitet personi të cilit i ka ngjarë fatkeqësia që të bëjë durim dhe ta pranojë me zemër të mirë kadanë (vendimin / caktimin) e Allahut të Lartësuar”. Juristët muslimanë theksojnë njëzëri se ngushëllimi i familjarëve të të vdekurit është mustehab1 (vepër e pëlqyeshme) nisur nga qetësimi që u bëhet këtyre të fundit. Për të shprehur ngushëllimin nuk ka ndonjë trajtë të veçantë dhe lejohen të gjitha format e tij nëse plotësohet kushti që shprehjet ngushëlluese të mos përmbajnë ndonjë vërejtje (ndalesë) sheriatike (ligjore islame).2

Gjithsesi nuk ka dyshim se më e mira është që ngushëllimi të bëhet me fjalët me të cilat ka ngushëlluar Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe pikërisht në lidhje me këtë çështje, dijetari i nderuar Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!), ka thënë: “Ngushëllimi më i mirë që mund të bëhet është trajta e ngushëllimit me të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ngushëlloi njërën prej bijave të tij [Zejneben (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur ajo i dërgoi fjalë të vinte sepse djali i saj i mitur po ndërronte jetë], të cilës Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i dërgoi të fala me fjalët e tij:

“Vërtet Allahut i takojnë çfarë merr dhe çfarë jep [Atij i takon tërë krijimi, ku çdo gjë bëhet dhe zhbëhet sipas Vullnetit të Tij suprem hyjnor] dhe çdo gjë tek Ai është me afat të përcaktuar, ndaj bëj durim dhe aspiro shpërblim [syno me durimin tënd shpërblim prej Allahut të Lartësuar, që Ai ta llogarisë këtë durim në favorin tënd, prej veprave tua të mira]!Lexoni më tepër

– Ibn Uthejmini vijon: Kurse fjalët që janë bërë publike ndër njerëz, të trajtës: “Allahu ta shtoftë shpërblimin!”, “Allahu të dhëntë një ngushëllim sa më të mirë!”, “Allahu e faltë të vdekurin tuaj [që thuhet nëse i vdekuri ka qenë prej muslimanëve]!”, janë përzgjedhur nga disa dijetarë, por trajta parësore dhe më e mirë e ngushëllimit është ajo me të cilën ka ardhur suneti (tradita profetike).”4

Ndërsa i ngushëlluari (familjari i të vdekurit) është mirë t’i përgjigjet ngushëlluesit me shprehje të tilla si: “Allahu të shpërbleftë!”- dhe ngjashëm.

Allahu e di më mirë. SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  2. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  3. El-Bukhari 1284, Muslimi 923.
  4. Ibn Uthejmin, Mexhmu’u El-Fetaua 17/339.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top