JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PREZANTIM

PROJEKTPORTALI “JETA E VËRTETË”

01.a Jeta e Vërtetë 1Portali http://jetaever8.de/ është një projekt elektronik që i përket lëmit të islamistikës, objekti i të cilit janë fetvatë dhe studimet teologjike islame. Ky portal është në fazën fillestare të tij dhe aspiron të bëhet portali më i spikatur i “fetvave direkt/online dhe të arkivuara” në trevat shqiptare, përmes kthjellimit të këndvështrimeve sheriatike të çështjeve më kritike dhe më gjerë të jetës së muslimanit shqiptar.

Kjo faqe trajton përgjigjet që hoxha përgjegjës/administrator i saj u jep pyetjeve fetare islame që i drejtohen. Përgjigjet kanë si pikë referimi faqet më të kualifikuara dhe më me zë të botës islame si: “islamweb.net”, “islamqa.info”, “saaid.net”, “shamela.ws”, “fikhguide.com”, “al-eman.com”, “islamway.net” etj…

Objektivi madhor i projektit “Jeta e Vërtetë” është përvijimi në këtë portal i “100 000 fetvave/orientimeve fetare islame në gjuhën shqipe”.

[wpedon id=14054]

Ndërsa objektivi afatgjatë i këtij projekti, është ndërtimi i një grupi pune të përbërë nga  hoxhallarë të zgjedhur, i cili do t’i jap përgjigje pyetjeve të të interesuarve, në tre forma: (1) përgjigje direkt/online, (2) përgjigje që do dërgohen në inboxin (postën) e të interesuarve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe (3) përgjigje të arkivuara në portal që do shërbehen për masën e gjerë të të interesuarve.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!”1

Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) thotë:

“Kujt ia do Allahu të mirën, i jep fikh (dijeni) në fe (dispozitat islame). Faktikisht unë (Muhamedi) jam ai që ndan [shpërndaj Shpalljen], kurse Ai që jep [dijeni] është Allahu. Ky komb (muslimanët) do të mbetet në përmbushje të urdhrit të Allahut [ruajtje të Islamit], derisa të vijë urdhri i Allahut [Dita e Kijametit].”2

Pikërisht në kuadrin e ndjenjës së përgjegjësisë mbi mundësinë që na ka dhuruar Allahu i Madhëruar për t’u arsimuar në lëmin e teologjisë islame, përgjegjësi i kësaj faqeje kërkon mirëkuptimin tuaj, që së bashku t’i zhvillojmë përpjekjet e kësaj nisme nën sloganin që nxit hadithi (kumtimi profetik) fisnik:

“Kujt ia do Allahu të mirën, i jep fikh (dijeni) në fe (dispozitat islame).

Allahu i shpërbleftë më së miri në të dy botët të gjithë ata që i publikojnë orientimet fetare islame të kësaj faqeje interneti!


Logoja JetaeVërtetëPËRGJEGJËSI I PORTALIT “Jeta e Vërtetë”:

Altin Torba, lindur me 09.07.1975 në Bulqizë dhe po aty përfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme (1989-1993) dhe kreu 2 vjet studime në Institutin Teologjik Islam “Ebu Hanife” (1994-1996). U diplomua në Universitetin “El-Iman”, profili “Teologji Islame”, në Sana të Jemenit (1997-2001) dhe pak vite më vonë u diplomua në Fakultetin e Shkencave Sociale, profili “Edukatë Qytetare”, në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit (2004-2009).

Njeh në nivelin “shumë mirë” arabishten; ka punuar kryesisht në fushën e thirrjes islame si mësues i teologjisë dhe ligjërues xhamie në Shqipëri dhe jashtë saj.

Gjithashtu, ka një qasje të ngushtë me literaturën islame në lëmin e përpilimit, sidomos në atë të përkthimit. Në këtë kuadër, është autor i një sërë përpilimesh të përkthyera, por edhe autoriale, të botuara në një sërë revistash si: “Drita Islame”, “Familja”, “Etika”, “Vepra” etj.

Sa i përket lëmit të përkthimit, është autor i një vargu përkthimesh për një kohë relativisht të gjatë, fillimisht për faqen elektronike “Ikra” dhe më pas për portalet elektronikë “Ardhmëriaonline” dhe “ProfetiMuhamed.info”. Nga viti 2018 është anëtar i stafit të përkthyesve shqiptar të portalit të njohur “IslamHouse.com”. Ndërsa në fushën e botimit të librit islam është angazhuar si përkthyes për një sërë librash të botuar nga disa shtëpi botuese, si: “Mesazhi”, “Furkan ISM” etj.

Në periudhën (2011-2013) ka pasur një angazhim radiofonik të karakterit fetar dhe social në Radio Kontakt, ku ka drejtuar emisione të formatit fetar dhe social.

Po kështu, është përgjegjës i faqes “Jeta e Vërtetë – Pyetje-Përgjigje Fetare Islame (facebook)” dhe portalit teologjik islam “http://jetaever8.de (Jeta e Vërtetë)”.

Nga viti 2011-të shërben në faltoren “Ikra” si imam për muslimanët shqiptarë të qytetit Siegen në Gjermani dhe prej vitit 2015 është anëtar i komisionit të fetvave pranë Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani (UBIShGj).

Jeta e Vërtetë

_____

  1. Kuran, El-Ankebut: 64.
  2. El-Bukhari 71, Muslimi 1037.
↓
Scroll to Top