JETA E VËRTETË

REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË

Numri i fetvasë: 12 REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË

Kategoria:  PËRMENDJET E FRIKËS DHE BRENGËS

35 536 shfletues/klikues REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË


 Pyetje: REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË


Kam një djalë të vogël i cili trembet shpesh në gjumë dhe qan. Si duhet të veproj me të?


 Përgjigjja: REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa në fjalë vjen nga probleme shëndetësore, emocionale por edhe si pasojë e ngacmimeve të shejtanëve. Sa i përket problemeve shëndetësore kjo duhet konsultuar me mjekun; sa i përket atyre emocionale këtu hyjnë: sjelljet e prindit, gjërat që i vogli sheh dhe dëgjon përfshirë edhe filmat vizatimorë me skena problematike etj., prandaj në të dy rastet e cekura, prindi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm.

Kurse sa i përket ndikimit të shejtanëve, për t’i evituar ato rekomandohet të bëhen me përqëndrim duatë (lutjet) përkatëse para gjumit1, leximi2 i Ajetul Kursi3 (Tesbih Dovës, që është mirë të lexohet edhe në mëngjes dhe mbrëmje), si dhe lutja kuranore në vijim:

“RAB-BI EŬUDHU BIKE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EŬUDHU BIKE RAB-BI EN JEȞĎURUUN! / O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet (ngacmimet) e djajve, dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.”4

Po kështu për shërimin e ankthit, sidomos trembjes në gjumë, rekomandohet që pas trembjes të bëhet me përqëndrim duaja (lutja) profetike në vijim (e cila mund të bëhet në arabisht dhe në shqip):

“EŬUDHU BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEE-MAA-TI MIN GAĎABIHI, UE ĬǨAABIHI, UE SHER-RI ĬBAADIHI, UE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EN JEȞĎURUUN / Mbrohem përmes fjalëve të plota të Allahut nga zemërimi i Tij, nga ndëshkimi i Tij, nga ligësia e robërve të Tij, nga ngacmimet e djajve dhe që ata të më afrohen.5

Shënim: Kur lutja bëhet për fëmijën, në vend të “EŬUDHU…” thuhet “UĬIDHUKE…” dhe në vend të “Mbrohem…” thuhet “Të mbroj…”.

Përveç kësaj, si në këtë rast ashtu edhe çdo rast problematik, rekomandohet të shtohen lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar për shërim.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË

REKOMANDIME PËR TREMBJEN NË GJUMË

  1. Shih: islamhouse, f. 67.
  2. Nëse personi nuk di arabisht dhe i duhet që t’i lexojë ajetet e transliteruara (të shkruara me gërma latine / jo arabe) apo tekstet e tjera që duhen lexuar gjatë namazit, ai obligohet që për leximin e këtij teksti të ketë parasysh rregullat e shkronjave speciale të transliterimit përkatës në vijim:

    ● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;

    ● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Shkronja “KH” del (lexohet) nga gjysma e poshtme e brendisë së gojës, afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës apo kruarjes së fytit;

    ● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”.

  3. Ajetul Kursi: Ajeti kuranor i sures (kaptinës kuranore) El-Bekare: 255, transliterimi (shkruajtja e të cilit me shkronja latine) është:

    ALL-LLAAHU LAA ILAAHE IL-LAA HUEL-ȞAJ-JUL-ǨAJ-JUUM. LA TEË-KHUDHUHU SINETU-UE LAA NEUM. LEHUU MAA FIS-SEMAA-UAATI UE MAA FIL-ERĎ. MEN DHEL-LEDHII JESHFEŬ ĬNDEHU, IL-LAA BI IDHINIH. JEĂLEMU MAA BEJNE EJDIIHIM UE MAA KHALFEHUM, UE LAA JUȞIIŤUUNE BI SHEJ-IM-MIN ĬLMIHI IL-LAA BIMAA SHAA-Ë. UESIĂ KURSIJ-JUHUS-SEMAA-UAATI UEL ERĎA, UE LAA JEUUDUHU ȞIFĎȞUHUMAA UE HUEL-ĂLIJ-JUL-ĂĎȞIIM; dhe kuptimi i tij në shqip është:

    “Allahu, e askush nuk meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai është i përjetshmi, Ai që furnizon dhe mbron gjithçka që ekziston. Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi. Atij i përket çfarëdo që është në qiej dhe në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?! Ai e di çfarë u ndodh atyre (krijesave në këtë botë) dhe çfarë do të ndodhë pas tyre (në Botën Tjetër). Ata kurrë s’do të mund të nxënë ndonjë gjë nga dija e Tij, përveç asaj çfarë Ai do. Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën, dhe Ai nuk ndjen lodhje në kujdesin ndaj tyre. Ai është më i larti, më i madhi”.

  4. El-Muminun: 97-98.
  5. Ebu Daudi 3893 dhe Et-Tirmidhi 3528; Albani thotë se hadith është hasen / i mirë (i besueshëm).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top