JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Numri i fetvasë: 125 VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

6 769 shfletues/klikues VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN


 Pyetje: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN


Cila është vlera dhe mirësia e muajit Shaban?


 Përgjigjja: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muaji Shaban është muaji i tetë i kalendarit hixhri (sipas emigrimit profetik) dhe gjendet mes muajit Rexheb dhe atij Ramazan.Lexoni më tepër

Vlerat e muajit Shaban dalin qartë në pah bazuar në sa vijon:

Së pari: Në Shaban ngrihen tek Allahu i Madhëruar veprat e njerëzve

Në lidhje me këtë vlerë dhe mirësi të veçantë të këtij muaji, Usame Ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy), thotë: “Unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, nuk po të shoh të agjërosh muaj prej muajve çfarë agjëron prej Shabanit? Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Ai (Shabani) është një muaj kundrejt të cilit njerëzit janë të pavëmendshëm, mes Rexhebit dhe Ramazanit; është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti i botëve dhe unë dua që vepra ime të ngrihet duke qenë agjërueshëm.’”1

Së dyti: Profeti (Paqja qoftë mbi të!) agjëronte shumë në këtë muaj

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ta ketë plotësuar agjërimin e një muaji përveç Ramazanit dhe asnjëherë nuk e kam parë atë në ndonjë muaj, që të bënte agjërim më të shumtë se në Shaban”2; pra i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) agjëronte vullnetarisht në të gjithë muajt veç Ramazanit, por agjërimi i tij në Shaban ishte më i shumtë.

Së treti: Agjërimi vullnetar në Shaban është më i mirë se në muajt e tjerë

Në lidhje me këtë fakt, përmbledhja e fjalëve të dijetarit të shquar Ibn Rexhebit, është se agjërimi vullnetar i Shabanit përbën llojin më të mirë të agjërimit vullnetar, me konsideratën se ai në raport me Ramazanin është si namazi sunet i  renditur (i lidhur me namazin e obliguar/farzin) [që i përket llojit të adhurimeve vullnetare të përcaktuara: në sasi (të kufizuara në numër) dhe kohë (të kufizuara në kohën e kryerjes)]; teksa agjërimi në muajin Muharrem është më i mirë, me konsideratën e adhurimit vullnetar të lirë (të palidhur me agjërimin e obliguar/farz të Ramazanit) [që i përket llojit të adhurimeve vullnetare të papërcaktuar: në sasi (numri është i pakufizuar) dhe kohë (koha e kryerjes është e pakufizuar, mjaft të mos bëhet në kohët e ndaluara a të papëlqyeshme)].Lexoni më tepër

Së katërti: Nata e mesit të muajit Shaban

Në lidhje me mirësinë e natës së mesit të muajit Shaban janë transmetuar shumë hadithe të shpikura, të dobëta ose të diskutueshme. Fare pak prej këtyre të fundit (më konkretisht dy ose tre prej haditheve të diskutueshme) janë konsideruar nga një grup dijetarësh si të vlefshme për argument; më konkretisht bëhet fjalë për transmetimet në vijim:

“Allahu vështron (tek krijesat e Tij) në natën e mesit të [muajit të] Shaban dhe i falë të gjithë krijesat e Tij, përveç idhujtarin apo armiqësorin [atë që e urren muslimanin tjetër dhe grindet me të].”6

“Kur të jetë nata e mesit të [muajit të] Shabanit, Allahu i vështron robërit e Tij, i falë besimtarët, u jep afat jobesimtarëve [i vonon derisa të arrijnë me mëkatin e tyre vlerën ndëshkimore që është shkruar për ta] dhe i lë mllefqarët me mllefin e tyre derisa ta lënë atë.”7

Disa juristë muslimanë, bazuar në transmetimet e lartpërmendura të konsideruara nga disa dijetarë si të vlefshme për argument, janë të mendimit se falja përgjatë natës së mesit të muajit Shaban është e pëlqyeshme, nëse kjo bëhet me qëllimin që besimtari t’i ekspozohet mëshirës dhe faljes së Allahut të Lartmadhëruar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Poshtëshënim:

  1. En-Nesai 2357, Albani thotë se hadithi është “hasen/i mirë”; me “dua që vepra ime të ngrihet”, nënkuptohen veprat vjetore (shih: islamweb).
  2. El-Bukhari 1969, Muslimi 1156 (teksti i takon këtij të fundit).
  3. Muslimi 1163.
  4. Muslimi 1163.
  5. Lataif El-Mearif v. 1, f. 129.
  6. Ibn Maxhe 1390; – Albani në Sahihu El-Xhamia 1819 – ka thënë se hadithi është “hasen/i mirë (mbështetur në transmetimet dëshmuese)” dhe po kështu është shprehur edhe Shuajb Arnauti – në Sunen Ibn Maxhe v. 2, f. 400, nr. 1390,- i cili e vlerëson hadithin të besueshëm mbështetur në hadithet e tjera të dobëta dëshmuese në favor të tij; pjesa mes kllapave rrumbullake vjen tek Et-Tabarani në El-Kebir v. 20, f. 104, nr. 215 dhe El-Eusat 6776, Ibn Hibbani 5665, El-Mundhiri në Et-Tergib Ue Et-Terhib v. 3, f. 307, nr. 4188 ka thënë se zinxhiri i këtij transmetimi është pa probleme (në rregull/i besueshëm) dhe po kështu është shprehur edhe Shuajb Arnauti në Sahih Ibn Hibban v. 12, f. 482, nr. 5665, i cili e vlerëson hadithin të besueshëm mbështetur në hadithet e tjera të dobëta dëshmuese në favor të tij; ndërkaq mendime të fuqishme dijetarësh prej gjeneratave të hershme theksojnë se ky hadith dhe të gjitha hadithet lidhur me vlerën (mirësinë e natës së gjysmëmuajit Shaban janë të dobëta (Ibn Rexheb El-Hanbeli në Lataif El-Mearif v. 1, f. 136, thotë se ky është mendimi i shumicës së tyre) dhe të këtij mendimi janë edhe shumë bashkëkohorë.
  7. Et-Tabarani 590, Shuabu El-Iman – Li El-Bejhaki 3551, Albani në Sahihu El-Xhamia 771, thotë se hadithi është “hasen/i mirë”; ndërkaq – siç u cek edhe në hadithin e mëparshëm – mendime të fuqishme dijetarësh prej gjeneratave të hershme theksojnë se ky hadith dhe të gjitha hadithet lidhur me vlerën (mirësinë e natës së gjysmëmuajit Shaban janë të dobëta (Ibn Rexheb El-Hanbeli  në Lataif El-Mearif v. 1, f. 136, thotë se ky është mendimi i shumicës së tyre) dhe të këtij mendimi janë edhe shumë bashkëkohorë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top