Numri i fetvasë: 366 AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM
3 195 shfletues/klikues AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
Pyetje: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
A mund të na tregoni lidhur me agjërimin në muajin Muharrem dhe a lejohet agjërimi i plotë i tij?
Përgjigjja: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Teksti profetik referent mbi këtë çështje është: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas [agjërimit të obliguar të] Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi1; dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”2Lexoni më tepër
Të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi mbi pëlqyeshmërinë e agjërimit sa më të shumtë gjatë muajit Muharrem, ndërsa sa i përket agjërmit të plotë të tij ata ndajnë dy mendimet kryesore në vijim3:
Mendimi i parë: Pëlqehet agjërimi i plotë i Muharremit4
Mendimi i shumicës së dijetarëve muslimanë (përfshirë të katër medh’hebet) që përbën mendimin parësor në këtë çështje, është se bazuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të thënies së mësipërme profetike, agjërimi në muajin Muharrem është një vepër e mirë dhe sa më shumë që të agjërojë robi në këtë muaj, aq më shumë shpërblehet. Po kështu, me lejen e Zotit, mirë vepron edhe kushdo që e agjëron këtë muaj plotësisht.Lexoni më tepër
Mbështetësit e këtij mendimi kanë theksuar se transmetimi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku ajo përmend se nuk di që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ta ketë agjëruar ndonjëherë një muaj të plotë përveç Ramazanit (shih më poshtë), tregon në mënyrë të kufizuar atë çfarë ajo (Aishja) personalisht ka parë; teksa transmetimi referent (Më i miri agjërim pas Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi) tregon qartazi mbi faktin se bëhet fjalë për agjërimin e komplet muajit të Muharremit8.
Mendimi i dytë: Pëlqehet agjërimi sa më i shumtë i Muharremit, por jo plotësisht9
Mbështëtësit e këtij mendimi, transmetimin referent profetik (të lartpërmendur) e interpretojnë në konturin e transmetimit tjetër profetik ku Aishja përmend se ajo nuk di që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ta ketë agjëruar ndonjëherë një muaj të plotë përveç Ramazanit (shih më poshtë); së këtejmi ata e mbartin atë (transmetimin profetik referent në fjalë) në kuptimin e pëlqyeshmërisë të agjërimit vullnetar sa më të shumtë në muajin Muharrem dhe jo në kuptimin se Muharremi pëlqehet të agjërohet plotësisht.Lexoni më tepër
– Në përfundim mbetet të themi se mendimi më i fuqishëm lidhur me çështjen në fjalë, është se agjërimi gjatë muajit Muharrem konsiderohet një vepër e mirë dhe sa më shumë që të agjërojë personi prej këtij muaji, aq më shumë shpërblim merr; ndërkaq, kush e agjëron muajin Muharrem plotësisht, ka bërë një vepër të mirë dhe të pëlqyeshme.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM
Poshtëshënim:
- Agjërimi në muajin Muharrem është më i mirë me konsideratën e adhurimit vullnetar të papërcaktuar: në sasi (numri është i pakufizuar) dhe kohë (koha e kryerjes është e pakufizuar, mjaft të mos bëhet në kohët e ndaluara a të papëlqyeshme); ndërsa agjërimi vullnetar i muajit Shaban përbën llojin më të mirë të agjërimit vullnetar me konsideratën se ai në raport me Ramazanin është si sunetet sistematike që janë prej llojit të adhurimeve vullnetare të përcaktuara: në sasi (të kufizuara në numër) dhe kohë (të kufizuara në kohën e kryerjes); (shih: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN).
- Muslimi 1163.
- Shih: islamweb, feqhweb dhe saaid.
- Shih: islamweb dhe islamweb.
- Muslim 1163.
- Me “muaji i Allahut El-Haram”, nënkuptohet muaji Muharrem (shih: islamqa).
- El-Buhuti, Keshafu El-Kina’a, v. 2 f. 7.
- Shih dorar.
- Shih: islamqa.
- El-Bukhari 1971 dhe Muslimi 746, 1157.
- Mustehab: Veprim ritualisht i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.