Numri i fetvasë: 367 MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
Kategoria: ETIKË-VIRTYT-GOJËTARI
1 674 shfletues/klikues MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
Pyetje: MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
Cili është përkufizimi i mëkateve të vogla, si shlyhen ato dhe a kushtëzohet falja e tyre me mënjanimin e mëkateve të mëdha?
Përgjigjja: MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi dhe shlyerja e mëkateve të vogla1
Mëkate të vogla, quhen të gjitha mëkatet përveç mëkateve të mëdha, që: (a) nuk dënohen me masa penale konkrete ndëshkimore në dynja; (b) nuk është përmendur për to kërcënim hyjnor i veçantë (i trajtës së mallkimit ose zemërimit hyjnor) në amshim dhe (c) dëmi i tyre nuk është i shumtë. Mëkatet e vogla shlyhen dhe falen me pendim, por krahas kësaj ato falen edhe me shlyerësit si namazet e obligueshme dhe ai i xhumasë, agjërimi i Ramazanit, haxhi, veprat e mira që kryhen në mënyrë të përpiktë dhe sistematike etj.
Së dyti: Kushtëzimi i faljes së mëkateve të vogla, me mënjanimin e kryerjes së mëkateve të mëdha
Në lidhje me kushtëzimin e faljes së mëkateve të vogla, me mënjanimin e kryerjes së mëkateve të mëdha, juristët muslimanë kanë thënë sa vijon2:
Mendimi i parë: Shlyerja e mëkateve të vogla kushtëzohet me mënjanimin e mëkateve të mëdha
Janë të shumtë dijetarët muslimanë që shprehen se shlyerja e mëkateve të vogla e premtuar në tekstet hyjnore referente, është e kushtëzuar me mënjanimin e mëkateve të mëdha (Ibn Atije thotë se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve muslimanë3). Këtë mendim ata e bazojnë në argumentimet në vijim:
a. Në thënien kuranore: “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar (Xhenet)”4;
b. Në thënien profetike: “Pesë namazet ditore [nga njëri namaz tek tjetri], e xhumaja [namazi i të premtes] deri në xhumanë [që vjen], Ramazani deri në Ramazanin [që vjen], janë shlyerës (fshirës) për ato [mëkate të vogla] që bëhen midis tyre, nëse [me kushtin që të] shmangen mëkatet e mëdha”5; pra shlyerja e mëkateve të vogla përmes këtyre veprave, që janë padyshim më të mira se agjërimi i Arafatit, kushtëzohet me shmangien e mëkateve të mëdha, ku hyn edhe mosveprimi i veprave në fjalë (namazit, agjërimit etj.).Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Shlyerja e mëkateve të vogla nuk kushtëzohet me mënjanimin e mëkateve të mëdha
Gjithsesi vlen të përmendet fakti se një pjesë tjetër e dijetarëve muslimanë kanë përmendur, se për faljen e mëkateve të vogla, nuk kushtëzohet mënjanimi i mëkateve të mëdha dhe mendimi më parësor është se mëkatet e vogla falen (me veprat e cekura në tekstet hyjnore referente) edhe në prani të mëkateve të mëdha8.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
MËKATI I VOGËL FALET PO U SHMANG I MADHI
- Shih: islamweb dhe islamqa; shih: Domosdoshmëria e Hixhabit f. 91-92. ↩
- Shih: alukah, islamqa dhe islamqa. ↩
- Shih: Shihebu Ed-Din En-Nefraui, El-Feuakihu Ed-Deuani v. 1, f. 281. ↩
- En-Nisa: 31 ↩
- Muslimi 233 dhe Ahmedi 8715; Shuajb Arnauti thotë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Ibn Xherir dhe Ibn Ebi Hatim, Muhamed Amër AbduLatifi thotë se transmetimi është sahih / i vërtetë – shih: islamweb. ↩
- Shih: dorar dhe islamway. ↩
- Shih: Fet’h El-Bari – Li Ibn Haxher v. 2, f. 372-373. ↩