“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Kam dëgjuar se është mirë që t’i bëhet sa më shumë istigfar (t’i kërkohet sa më shumë falje) Allahut dhe desha të di se cila është dispozita e istigfarit (të kërkuarit falje Allahut) dhe forma e duhur e tij, bazuar në traditën profetike?
Përgjigjja: ISTIGFARI-KËRKIMFALJA PROFETIKE-FORMA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Dispozita e istigfarit bazuar në traditën profetike
Juristët muslimanë përmendin se thënia e shumtë e istigfarit (të kërkuarit falje Allahut, që përbën një prej llojeve të dhikrit) konsiderohet vepër e pëlqyeshme (mustehab1), prandaj muslimanit/es i takon të mos tregohet i shkujdesur lidhur me bërjen e istigfarit (të kërkuarit falje Allahut).
Cili është kuptimi i thënies “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam” dhe a është në rregull që kjo thënie të thuhet shpesh?
Përgjigjja: EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Thënia “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam / O Zotëruesi (Merituesi) i Madhështisë dhe Fisnikërisë (plot Madhëri dhe Nderim je Ti)”, është prej emrave të Allahut të Madhëruar, i cili ka ardhur në Kuranin fisnik në suren (kaptinën kuranore) Er-Rahman, si vijon: “Qoftë i lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim.“1
A mund të na tregoni disa nga përmendjet dhe lutjet islame që pëlqehen të bëhen nga muslimani/a në rast tërmeti dhe katastrofash të tjera?
Përgjigjja: PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese dhe çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit, së këtejmi juristët muslimanë janë të mendimit se, për rastin kur bëhemi dëshmitarë të këtyre shenjave, pëlqehen kryesisht përmendjet dhe lutjet sikurse në rastin e eklipsit4, si vijon5:
Cilat janë detyrat që i dalin muslimanit në rastin e katastrofave, si: tërmetet, përmbytjet, shtrëngatat, vërshimet etj. dhe a ka përmendje, lutje dhe namaz të veçantë (si në rastin e eklipsit) për të këtilla caktime hyjnore?
Përgjigjja: REAGIMI I MUSLIMANIT GJATË KATASTROFAVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese, çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit; së këtejmi juristët muslimanë shprehen se gjatë këtyre shenjave pëlqehen veprat e mira sikurse në rastin e eklipsit1, si vijon2:
A lejohet marrja e abdesit në nevojtore dhe bërja e duave (lutjeve) të abdesit në të? Po të folurit e rëndomtë në nevojtore a është veprim i qortueshëm?
Përgjigjja: ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Paraprakisht duhet ditur se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së.
Së pari: Marrja e abdesit1 (pastrimit të vogël ritual) në nevojtore
Në lidhje me marrjen e abesit në nevojtore, dy mendimet më kryesore të dijetarëve janë2:
Në një rast gjendesha në banjo ku po nxirrja rrobat nga lavatriçja dhe telefonin (celular) e kisha mbi lavatriçe. Një motër muslimane më shkruajti dhe unë duke e ditur se ajo e ka kohën të kufizuar, nxitova t’i kthej përgjigje dhe i shkrova: “Zoti i Madh të ndihmoftë…” Ajo deshi të më marr në telefon por unë i thashë të mos më merrte sepse gjendesha në banjo. Kur ajo e kuptoi këtë, më tha të mos shkruaja në banjo lutjet që kisha bërë sepse është shumë gjynah. Unë kam pas pyetur dhe më kanë pasë thënë se nuk ka problem që në banjo të bëhet duaja (lutja / përmendja) e abdesit. Po kështu dihet se në banjo personit mund t’i vijnë mendime të ndryshme. Ajo që unë di është se, që personi të mos bjerë në gjynah, atij i mjafton që lutjet dhe mendimet e veta të mos i thotë me zë në këtë vend. A mund të na jepni një përgjigje lidhur me këtë çështje?
Cila është dispozita e bërjes së dhikrit (përmendjes së Zotit) pa zë (me zemër / mend) dhe ajo e dëgjimit të dhikrit, kur personi gjendet në banjo?
Përgjigjja: PËRMENDJA E PAZËSHME E ZOTIT NË BANJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Emërtimi “banjo” është më i përgjithshëm se ai “nevojtore”.
Ndërsa sa i përket bërjes së qëllimtë të dhikrit (përmendjes së Zotit) me zemër / mendje (pa zë, pra pa lëvizuar gjuhën) në nevojtore, ku hyn gjithashtu edhe dëgjimi i qëllimtë i tij (dhikrit), thuhet sa vijon3:
Cila është dispozita e bërjes së dhikrit (përmendjes së Zotit) me zë kur personi gjendet në banjo?
Përgjigjja: PËRMENDJA E ZOTIT NË ETIKËN E BANJOS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në këtë kontekst na duhet të sqarojmë paraprakisht se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së (pajisje hidrosanitare e tipit tualet alla-turka, ose klozet alla-franga që varet në mur) ku kryhet nevoja e madhe ose ajo e vogël (urinohet).
Cila është dispozita e leximit të pazëshëm (me mend) të Kuranit kur jemi të pisët? Po dispozita e dëgjimit të tij gjatë raportit seksual?
Përgjigjja: DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nëse me pyetjen e parashtruar synohet leximi i Kuranit kur në trupin apo rrobën tonë gjendet një nexhase1 (pisllëk), përgjigjja është se në këtë rast leximi i Kuranit lejohet por është mekruh2 (i papëlqyeshëm) me kushtin që personi të mos jetë xhunub3 (në gjendjen e papstërtisë së madhe rituale) ose (për femrën) me të përmuajshmet apo lehone.