Numri i fetvasë: 248 KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
Kategoria: SHKAQET E PRANIMIT TË LUTJES
7 226 shfletues/klikues KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
Pyetje: KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
Cilat janë kushtet e pranimit të lutjes që ajo të marr përgjigje nga Allahu, pra të jetë e pranuar nga Ai?
Përgjigjja: KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së bërë nëse kushtet e pranimit të lutjes përmbushen dhe pengesat e pranimit të saj eliminohen.Lexoni më tepër
Më konkretisht, kushtet e pranimit të lutjes janë të shumta, ku ndoshta më kryesoret janë1:
Së pari: Të lutet Allahu Një i Vetëm dhe i Pashoq;
Ky kusht përbën dhe kushtin më të madh, pa të cilin nuk pranohet lutja dhe as mbërrijnë veprat tek Allahu, bazuar në thënien kuranore: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!”2 dhe thënien profetike: “Nëse lutesh, lutju Allahut dhe nëse kërkon ndihmë, kërkoi ndihmë Allahut.”3Lexoni më tepër
Së dyti: Lutja e Allahut me mënyrat e lejuara (ligjore islame);Lexoni më tepër
Së treti: Shmangia e përshpejtimit (të përgjigjes së lutjes);
Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë të lutjes që pengon pranimin e saj, bazuar në thënien profetike: “Lutja e dikujt nga ju merr pëgjigje përderisa s’përshpejtohet duke thënë: ‘U luta dhe s’kam marr përgjigje.’”5Lexoni më tepër
Së katërti: Lutja të mos përbëjë mëkat dhe as ndarje (përçarje) me farefisin;
Pikërisht mbi këtë hidhet dritë në transmetimin e sipërpërmendur profetik: “‘Do vijoj të marr përgjigje lutja e robit përderisa nuk lutet me [lutje që përbën] mëkat, ose [që përbën] ndarje me farefisin…’”6 Lexoni më tepër
Së pesti: Të mendohet mirë për Allahun;
Në lidhje me këtë, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “‘Allahu i Lartësuar thotë: ‘Unë jam tek mendimi që robi ka për Mua.’”11Lexoni më tepër
Së gjashti: Bërja e lutjes me gjithë zemër;
Kjo nënkupton që lutësi të lutet nga zemra dhe ta ndjejë madhështinë e Atij që po lut; në konkretizim të thënies profetike: “…dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e pavëmendshme.”13
Së shtati: Jetesa me nder dhe hallall14;
Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka përjashtuar që të marr përgjigje lutja e kujt ha, pi, vishet dhe rritet haram (në kundërshtim me normat islame), duke e personifikuar këtë tek personi [tek i cili gjenden treguesit kryesor të pranimit të lutjes, si faktet se ai është:] në një udhëtim të gjatë [të lodhshëm], flokë pakrehur dhe i pluhurosur [i nevojshëm dhe përulur], i shtrin dy duar e tij kah qiellit, [duke thënë:] ‘O Zot, o Zot’; ndërsa haja e tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram dhe është ushqyer15 (rritur) me haram; pra si të marr përgjigje lutja e këtij (nuk mundet)?!16
Së teti: Mos ta teprojë (kaloj cakun) me lutjen e tij17;
Sa në fjalë bazohet në thënien kuranore: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.”18; ku kalim të cakut në lutje përbën: t’i kërkohen Allahut gjëra që Ai i ka bërë haram apo na ka treguar se nuk bëhen, ose lutja me hollësira të panevojshme etj.Lexoni më tepër
Së nënti: Të mos merret me lutjen dhe të lërë pa bërë detyrimet;
Me këtë nënkuptohet që të mos preokupohet me lutje në një kohë kur duhet të kryej një detyrim të cilit i ka ardhur koha, ose të mos e lërë kryerjen e të drejtave ndaj prindit me pretekstin se po lutet etj.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES
- Shih: islamqa. ↩
- El-Xhin: 18. ↩
- Et-Termidhi 2516; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”. ↩
- El-Bekare: 186. ↩
- El-Bukhari 6340 dhe Muslimi 2735. ↩
- Muslimi 2736. ↩
- Muslimi 2736. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Haram: Veprim i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame. ↩
- Muhamed: 22-23. ↩
- El-Bukhari 7405 dhe Muslimi 4675. ↩
- Et-Tirmidhi 3479, Albani thotë se hadithi është “hasen/i besueshëm”. ↩
- Et-Termidhi 3479, Albani thotë se hadithi është “hasen/i besueshëm”. ↩
- Hallall: Veprim i ligjshëm, që është në përputhje me normat juridike islame. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Muslim 1015. ↩
- Shih: islamweb dhe islamqa. ↩
- El-Araf: 55. ↩
- Gajbi / E fshehta: Përfshin gjithçka që është përtej perceptimeve njerëzore dhe e pakapshme nga arsyeja e thjeshtë, si p.sh.: ringjallja, Xheneti (Parajsa), Xhehenemi (Ferri), paracaktimi hyjnor etj. Të gjitha këto gjëra janë përtej mendjes sonë dhe zbulohen vetëm nëpërmjet Shpalljes Hyjnore.. ↩
- Ebu Daudi 96, Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”. ↩