JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU

Numri i fetvasë: 247 TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU

Kategoria: ADHURIMI MONOTEIST

5 365 shfletues/klikues TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU


 Pyetje: TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU


Cilat janë mjetet sheriatike (ligjore islame) me të cilat afrohet robi besimtar tek Allahu, duke dëshiruar fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe duke shpresuar kryerjen e nevojave, përfitimin e të mirës dhe largimin e të keqes? Cilat janë argumentet për këtë?


Përgjigjja: TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me artikulimin arab EL-UESIILE nënkuptohet çdo mjet (mënyrë veprimi a udhë që ndiqet) për afrimin (ndërmjetësimin) tek Allahu i Madhëruar dhe lutjen e Tij, kurse ky proces quhet ET-TEUESUL.1Lexoni më tepër

Afrimi ligjor islam që ndjek robi për t’u afruar tek Zoti i tij dhe lutur Atë që t’i sjell mirë, t’ia largojë të keqen dhe t’ia kryej nevojat, është ai që argumentohet në Kuran dhe Traditën Profetike, ndërsa jashtë kësaj bihet në ndalesë sheriatike (ligjore islame); së këtejmi teuesuli (afrimi tek Zoti) ndahet në dy lloje:

Lloji i parë: Teuesuli i ligjëruar (Afrimi i lejuar)

Prej mjeteve / udhëve të lejuara të afrimit përmendim:

a. Me monoteizmin e Allahut (besimin në zotërimin unik të Allahut);

Në lidhje me këtë Allahu i Madhëruar thotë: “(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: ‘S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!’ Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.5Lexoni më tepër

b. Me besimin në Allahun dhe profetët e Tij;

Në lidhje me këtë Allahu thotë: “Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët… O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam. O Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!9Lexoni më tepër

c. Me emrat dhe cilësitë hyjnore të Allahut;

Në lidhje me këtë Allahu thotë: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij.11Thuaj: ‘Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur…’”12

d. Me veprat e mira (adhurimet) e bëra për Allahun;

Kjo bazohet në transmetimin profetik13 të historisë së tre personave të cilëve shkëmbi ua bllokoi hyrjen e shpellës ku gjendeshin dhe për të shpëtuar iu lutën Allahut me veprën (adhurimin) e tyre të mirë të sinqertë: i pari e luti me bamirësinë e bërë ndaj prindërve, i dyti me ruajtjen nga rënia në kurvëri (edhe pse i qe mundësuar) dhe i treti me kthimin e amanetit (pasi e kishte rritur atë) tek kujt i takonte; dhe Allahu e mënjanoi shkëmbin dhe ata dolën.

e. Duke i kërkuar një njeriu të devotshëm që t’i lutet Allahut për ne;

Kjo bazohet në transmetimin e Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur pllakosi thatësira dhe tha: “‘O Allah, ne faktikisht të luteshim ty me Profetin Tënde [lutjen e tij] e Ti na zbrisje shi; dhe sot ne të lutemi Ty me xhaxhain e Profetit Tënd [me lutjen e tij]’,- pastaj i kërkoi Abasit (xhaxhait të Profetit) të lutej dhe me lejen e Allahut shiu ra”14.Lexoni më tepër

Lloji i dytë: Teuesuli i paligjëruar (afrimi i ndaluar)

Prej mjeteve / udhëve të ndaluara të afrimit përmendim:

a. Teuesuli / Afrimi bidat (pa bazë ligjore islame);

Këtu synohet afrimi a ndërmjetësimi me personin / pozitën / meritën e engjëjve, profetëve ose njerëzve të devotshëm.Lexoni më tepër

b. Teuesuli / Afrimi politeist;

Këtu synohet drejtimi i adhurimeve si ai i lutjes, therorit (therjes së bagëtive), zotimeve etj., tjetërkujt/gjëje veç Allahut.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU

TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe dorar.
  2. El-Maide: 35.
  3. El-Isra: 57.
  4. Ibn Kethir, Tefsiru El-Kurani El-Kerim, v 2, f. 53.
  5. El-Enbija: 87-88.
  6. Ahmedi 22965, Shuajb Arnauti thotë se hadithi është sahih / i vërtetë; Et-Tirmidhi 3475, Albani thotë se hadithi është sahih / i vërtetë; shih: kalemtayeb.
  7. El-Xhin: 18.
  8. Et-Termidhi 2516; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  9. Ali Imran 53, 193.
  10. Shih: islamqa.
  11. El-Araf: 180.
  12. El-Isra: 110.
  13. Shih: Sahihu El-Bukhari 2063 dhe Sahihu Muslim 4926, shih: binbaz.
  14. El-Bukhari 3710.
  15. El-Bekare: 186.
  16. El-Xhin: 18.
  17. Et-Termidhi 2516; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top