Numri i fetvasë: 424 PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
Kategoria: PRISHËSIT E ABDESIT
163 shfletues/klikues PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
Pyetje: PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
Cilët janë prishësit e abdesit dhe cili është mendimi i juristëve muslimanë në lidhje me to?
Përgjigjja: PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë janë të një mendimi për disa nga prishësit e abdesit dhe kanë mendime të ndryshme për disa të tjerë, si vijon1:
arabishtنواقض الوضوء المجمع عليها والمختلف فيها:
Së pari: Çfarë del nga çdonjëra prej dy rrugëve të jashtëqitjes (nevoja / jashtëqitja e madhe dhe urina / jashtëqitja e vogël), e paktë apo e shumtë, qoftë ajo (çfarë del nga dy rrugët e jashtëqitjes) e pastër apo pisllëk (ndyrësirë); sa në fjalë konsiderohet nga prishësit e abdesit.
arabisht1- الخارج من السبيلين، قليلا كان أو كثيرا، طاهرا أو نجسا.
Së dyti: Rrjedhja e shumtë e gjakut, ose e lëngut / sekrecionit të plagës, ose e qelbit, ose të vjellët e shumtë; siç është edhe mendimi i medh’hebit hanefi dhe atij hanbeli, teksa mendimi më i fuqishëm është se sa në fjalë nuk e prishin abdesin për arsye se transmetimi profetik (ku mbështetet mendimi pro prishjes) është i dobët.
arabisht2- سيلان الدم الكثير، أو القيح، أو الصديد، أو القيء الكثير، كما يرى الحنفية، والحنابلة والراجح عدم النقض؛ لضعف الحديث.
Së treti: Largimi i mendjes si pasojë e çmendjes së personit, ose dehjes, ose gjendjes së të fikëtit (humbjes së përkohshme dhe të papritur të ndjenjave dhe vetëdijes), ose gjumit jo të lehtë (kurse gjumi që sipas traditës quhet i lehtë / i paktë, nuk e prish abdesin, qoftë në gjendjen ulur ose në këmbë).
arabisht 3- زوال العقل بجنون، أو تغطيته بسكر، أو إغماء، أو نوم ما لم يكن النوم يسيرا عرفا، من جالس، أو قائم، فلا ينقض حينئذ.
Së katërti: Prekja e organit gjenital (vendit të daljes së jashtëqitjes të vogël / urinës), ose anusit (vendit të daljes së jashtëqitjes të madhe / nevojës), me dorë të zhveshur (pa pasur pengues apo ndarës mes dorës dhe vendit), konsiderohet nga prishësit e abdesit sipas disa mendimeve të juristëve muslimanë.
arabisht4- مس القبل، أو الدبر باليد، بدون حائل.
Së pesti: Prekja me epsh e lëkurës së gruas, nga ana e burrit, ose prekja e lëkurës së burrit nga ana e gruas; ndërkaq mendimi më i spikatur (fuqishëm) është së e tillë gjë nuk e prish abdesin, dhe se me “prekjen / muleemeseh” të ardhur në tekstet hyjnore islame, synohen marrëdhëniet seksuale.
arabisht5- لمس الرجل لبشرة المرأة، أو لمسها لبشرته بشهوة والأظهر عدم نقضه للوضوء، وأن المقصود بالملامسة الجماع.
Së gjashti: Ngrënia e mishit të devesë, sipas disa mendimeve të juristëve muslimanë.
arabisht6- أكل لحم الإبل.
Së shtati: Larja e të vdekurit, e prish abdesin sipas disa mendimeve të juristëve muslimanë.
arabisht7- غسل الميت.
Së teti: Renegatizmi (lëshimi i fesë islame), e prish abdesin sipas disa mendimeve të juristëve muslimanë.
arabisht8- الردة عن الإسلام.
– Mendimi më i fuqishëm, sipas këndvështrimit të disa juristëve të shquar muslimanë, është se prishësit e abdesit janë si vijon: (së pari) çfarë del nga çdonjëra prej dy rrugëve të jashtëqitjes (nevoja e madhe dhe ajo e vogël, si dhe çdo gjë tjetër që del nga dy rrugët e jashtëqitjes); (së dyti) humbja e mendjes për shkak të çmendurisë, dehjes, gjumit ose të fikëtit; (së treti) prekja e organit gjenital, qoftë me shpinën e dorës ose me pëllëmbën e saj, pa pasur pengesë apo ndërprerës mes dorës dhe organit gjenital; (së katërti) ngrënia e mishit të devesë dhe (së pesti) renegatizmi apo lëshimi i fesë islame.
arabishtوعلى الراجح عندنا، فنواقض الوضوء هي: الخارج من أحد السبيلين ـ أي القبل والدبر ـ وزوال العقل بجنون أو تغطيته بسكر أو نوم أو إغماء، ومس الفرج بظهر الكف أو بطنه بدون حائل، وأكل لحم الإبل، والردة ـ
Allahu e di më mirë. PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
PRISHËSIT E ABDESIT ME OSE PA KONSENSUS
Poshtëshënim:
- Shih: islamweb.