Numri i fetvasë: 422 ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
Kategoria: DISPOZITAT E ABDESIT
167 shfletues/klikues ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
Pyetje: ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
Cilat janë obligimet e abdesit dhe cili është mendimi i juristëve muslimanë në lidhje me to?
Përgjigjja: ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Obligimet e abdesit për të cilat kanë rënë në ujdi dijetarët muslimanë1:
arabisht فروض الوضوء المتفق عليها عند أهل العلم وهي:
1. Larja e fytyrës, 2. Larja e dy krahëve (nga maja e gishtave) deri tek bërryli, 3. Mes’hi i kokës (fshirja me dorë të lagur e flokëve, në zonën e kokës ku dalin zakonisht flokët dhe 4. Larja e dy këmbëve deri tek nyjet (kyçet) e këmbëve.
arabisht غسل الوجه وغسل اليدين إلى المرفقين ومسح الرأس وغسل الرجلين إلى الكعبين.
Së dyti: Gjenden edhe disa obligime për të cilat djetarët muslimanë kanë mospajtime mes tyre, ashtu që ka djetarë që i konsiderojnë ato si sunete (veprime vullnetare) si vijon:
arabisht وهناك فروض مختلف فيها ، فمن أهل العلم من عدها من السنن.
5. Nijeti (qëllimi), e mendimi më i saktë për të është se ai është farz (obligim) i abdesit.
arabisht فمنها : النية – وهي فرض على القول الصحيح،
6. Besmelja / Et-tesmije (thënia “bismiLaah”), pra në fillim të abdesit të thuhet “bismiLaah”; në lidhje me këtë imam Ahmedi dhe medh’hebi dhahiri janë të mendimit se kjo është farz (obligim), por mendimi më i fuqishëm është ai i shumicës së juristëve muslimanë se thënia “bismiLaah (et-tesmije)” është sunet (veprim vullnetar / i pëlqyeshëm) dhe jo obligim.
arabisht ومنها التسمية: وذهب إلى كونها فرضا الإمام أحمد والظاهرية، وذهب الجمهور إلى أن التسمية سنة ،
Së treti: Të tjera obligime për të cilat djetarët muslimanë kanë mospajtime mes tyre janë:
arabisht ومن الفروض المختلف فيها أيضا:
7. Madmada (Gargara) dhe istinshaku (ujëthithja me hundë), në lidhje me këtë disa djetarë (prej të cilëve edhe imam Ahmedi) mendojnë se kjo është vaxhib (detyrim), kurse shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se është sunet (veprim vullnetar / i pëlqyeshëm).Lexoni më tepër
arabisht المضمضة والاستنشاق وذهب إلى وجوبهما الإمام أحمد، والجمهور على السنية،
8. Radhitja e gjymtyrëve të abdesit (pra nuk i paraprin një gjymtyrë një gjymtyre tjetër, përveçse sipas rendit); prej atyre që kanë thënë se e tillë gjë është vaxhib (detyrim) janë imam Shafi’iu dhe imam Ahmedi, kurse imam Ebu Hanifja dhe imam Maliku janë të mendimit se kjo nuk është vaxhib (detyrim).
arabisht ومنها أيضا الترتيب بين أعضاء الوضوء فلا يقدم عضو على عضو وممن قال بوجوب الترتيب الشافعي وأحمد، وممن قال بعدم وجوب الترتيب أبو حنيفة ومالك،
9. El-muvaaleh / Vijimësia (mosndërprerja e gjatë kohore mes veprimeve të abdesit); prej atyre që kanë thënë se e tillë gjë është vaxhib (detyrim) janë imam Ahmedi dhe imam Maliku, kurse imam Shafi’iu dhe imam Ebu Hanifja janë të mendimit se ky veprim është sunet (veprim vullnetar / i pëlqyeshëm).
arabisht ومنها الموالاة : وذهب إلى وجوبها أحمد ومالك، وقد قال بسنية الموالاة الشافعي وأبو حنيفة.
Allahu e di më mirë. ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
ABDESI-OBLIGIMET ME OSE PA KONSENSUS
Poshtëshënim:
- Shih: islamweb.