JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 351 GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA

Kategoria: LARJA E GJYMTYRËVE TË ABDESIT

1 448 shfletues/klikues GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA


 Pyetje: GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA


Cilat janë njohuritë kryesore në lidhje me dispozitën e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) gjatë guslit dhe abdesit?


 Përgjigjja: GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me dispozitën e gargaras dhe ujëthithjes me hundë në gusël1 dhe abdes2, juristët muslimanë ndajnë mendimet kryesore si vijon3:Lexoni më tepër

Mendimi i parë: Të dyja janë sunet4 (veprim i pëlqyeshëm) në gusël dhe në abdes

Mendimi i medh’hebit maliki dhe shafi’i është se gargara (madmada) dhe ujëthithja (istinshaku) janë që të dyja sunet edhe në gusël, edhe në abdes.

Mendimi i dytë: Të dyja janë obligim në gusël dhe në abdes

Mendimi më i shquar i medh’hebit hanbeli është se gargara (madmada) dhe ujëthithja (istinshaku) janë që të dyja obligim edhe në gusël, edhe në abdes.

Mendimi i tretë: Të dyja janë sunet në abdes, kurse në gusël janë të dyja obligim

Mendimi i medh’hebit hanefi është se gargara (madmada) dhe ujëthithja me hundë (istinshaku) janë që të dyja obligim në gusël, por janë që të dyja sunet (veprim shumë i pëlqyeshëm) në abdes.

– Kësisoj, një mendim i fuqishëm në këtë çështje është se gargara (madmada) dhe ujëthithja me hundë janë që të dyja sunet (veprim shumë i pëlqyeshëm) në gusël dhe abdes, porse lënia e tyre me dashje është e papëlqyeshme; teksa të tjera mendime të konsiderueshme janë se: (1) që të dyja janë obligim në gusël dhe abdes; (2) që të dyja janë obligim vetëm në gusël; (3) që të dyja janë obligim vetëm në abdes dhe (4) obligim është vetëm ujëthithja me hundë në abdes5; së këtejmi është më e rezevuar / lipset që të mënjanohet lënia e tyre sidomos me dashje, nisur nga fuqia e mendimit të juristëve obligues të tyre.

Po kështu në lidhje me ujëshfryrjen nga hunda (istintherin), mendimi më i fuqishëm është se ajo përbën një prej suneteve (veprime shumë të pëlqyeshme) të abdesit (sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’hebin hanefi, maliki, shafi’i dhe prej mendimeve të medh’hebit hanbeli); teksa një tjetër mendim i konsiderueshëm është se ajo i bashkëngjitet dispozitave të ujëthithjes me hundë (istinshakut)6).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DSPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA

GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA

  1. Gusli: Larja rituale e gjithë trupit.
  2. Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit.
  3. Shih: alukah, alukah dhe islamweb.
  4. Sunet: Me këtë term, në aspektin e normave juridike, nënkuptohet antonimi i obligimit / detyrimit; më konkretisht me të synohet çdo vepër që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka bërë ose ka inkurajuar të bëhet publikisht dhe sitematikisht, jo në trajtë obligative (jo si detyrim), por në trajtë (si) diçka mustehab (e pëlqyeshme) dhe mendub (e preferuar).
  5. Shih: islamweb, islamweb, islamqa, islamway dhe dorar.
  6. Shih: dorar, alukah, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top