Numri i fetvasë: 423 ABDESI-FARZET-OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
Kategoria: DISPOZITAT E ABDESIT
167 shfletues/klikues ABDESI-FARZET-OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
Pyetje: ABDESI-FARZET-OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
Cilat janë obligimet e abdesit sipas mendimeve më të fuqishme të juristëve muslimanë?
Përgjigjja: ABDESI-FARZET- OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me farzet (obligimet) dhe sunetet (veprimet vullnetare) të abdesit1 thuhet sa vijon2:
arabisht فرائض الوضوء وسننه:
Shtyllat dhe obligimet e abdesit janë gjashtë (sipas mendimit më të fuqishëm):
Së pari: Larja e fytyrës, ku goja dhe hunda konsiderohen prej saj.
Së dyti: Larja e dy duarve (krahëve, nga maja e gishtave) deri në bërryla.
Së treti: Fshirja (me dorë të lagur) e kokës (ku dalin zakonisht flokët).
Së katërti: Larja e dy këmbëve deri tek nyja apo kyçi i tyre.
Së pesti: Radhitja mes gjymtyrëve të abdesit.
Së gjashti: Vijimësia (Mosndërprerja e gjatë kohore mes veprimeve të abdesit).
arabisht أركان الوضوء وفروضه ستة :
1- غسل الوجه – والفم والأنف منه .
2- غسل اليدين إلى المرفقين .
3- مسح الرأس .
4- غسل الرجلين إلى الكعبين .
5- الترتيب بين أعضاء الوضوء .
6- الموالاة بينها . ( أي متابعة غسل الأعضاء بلا فاصل زمني طويل بينها) .
Pikërisht në lidhje me këtë çështje, Allahu i Lartësuar ka thënë: “O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.“3
arabisht“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُؤُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ.” المائدة/6 .
Kësisoj, vaxhibetët (detyrimet) e abdesit janë në fakt po ato që njihen si shtyllat apo farzet (obligimet) e tij dhe abdesi përbëhet pikërisht prej këtyre obligimeve e pa to abdesi nuk bëhet i mundur.
arabisht فواجبات الوضوء هي أركانه ، وهي فرائضه ، وهي ما يتكون منها الوضوء ولا يوجد إلا بها .
Teksa veprimet e tjera përveç këtyre që u cekën, përbëjnë sunetet e abdesit (veprimet vullnetare të pëlqyeshme) që janë të shumta në numër.
arabishtسنن الوضوء كثيرة متعددة.
Allahu e di më mirë. ABDESI-FARZET-OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ ABDESI-FARZET-OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
ABDESI-FARZET-OBLIGIMET-SHTYLLAT E TIJ
Poshtëshënim:
- Disa juristë muslimanë shprehen me termin farzi / obligimi për diçka akoma më kategorike sesa vaxhibi / detyrimi, por tek shumë juristë muslimanë, farzi dhe vaxhibi janë thjeshtë sinonime. E njëjta vlen edhe për termin rukn (shtyllë), që po kështu vjen si sinonim i farzit dhe vaxhibit.
- Shih: islamqa dhe islamweb.
- Shih: El-Maide: 6.