JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE

Numri i fetvasë: 421 AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

570 shfletues/klikues AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE


Pyetje: AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE


A është i lejuar agjërimi i Ashurasë (ditës 10 Muharrem) nëse agjërimi i saj bëhet në ditën e premte?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se Ashuraja është dita e dhjetë e muajit Muharrem të kalendarit hixhri / hënor1. Dijetarët muslimanë mendojnë njëzëri se agjërimi i Ashurasë është i pëlqyeshëm2.Lexoni më tepër

Lejohet pa problem agjërimi veçmas i Ashurasë (ditës 10 Muharrem), edhe nëse ajo bie të premten, të shtunën ose të dielën, bazuar në sa vijon:Lexoni më tepër

Argumenti i parë: Papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet nëse korrespondon me agjërim të pëlqyeshëmLexoni më tepër

Bazuar në transmetimet referente profetike, papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet (eliminohet):

a. nëse agjërimi i të premtes korrespondon me një ditë që është e pëlqyeshme të agjërohet (si agjërimi i ditës së Ashurasë ose Arafatit), pasi në këtë rast qëllimi nuk është agjërimi i xhumasë në vetvete (siç do të ceket në argumentin vijues);

b. nëse agjërohet një agjërim i obliguar;

c. lidhet me agjërimin e një dite tjetër para ose pas saj;

d. nëse agjërimi i të premtes korrespondon me një agjërim që personi e ka për zakon ta kryej (si personi që agjëron një ditë po dhe një ditë jo).Lexoni më tepër

Argumenti i dytë: Papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet përderisa me këtë nuk synohet agjërimi i të premtes në vetvete

Disa prej juristëve muslimanë janë të mendimit se agjërim i veçuar i të premtes [pa qenë nevoja të lidhet me një ditë agjërimi para ose pas të premtes], nëse në të agjërohet ndonjëra nga ditët e Sheualit dhe për më tepër dita e Ashurasë apo Arafatit, lejohet pa qenë mekruh (i papëlqyeshëm), përderisa me këtë synohet agjërimi i këtyre ditëve dhe jo agjërimi i të premtes në vetvete. Këtu hyn edhe agjërimi i ditëve të lartpërmendura që bëhet ditën e premte të veçuar, nisur nga nevoja e personit, si p.sh. rasti kur ai në këtë ditë është i lirë, ndërsa në të tjerat është i ngarkuar me punë dhe ngjashëm (me këtë rast).Lexoni më tepër

Argumenti i tretë: Mendimi juridik se e premtja lejohet të veçohet me agjërim vullnetar, pasi ajo është një ditë jave dhe së këtejmi i përngjan çdo dite tjetër

Mendim në fjalë bazohet në mendimin e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi dhe maliki) se për më tepër e premtja lejohet të veçohet me agjërim vullnetar të lirë (pra lejohet të agjërohet në vetvete), pasi ajo është një ditë jave dhe së këtejmi i përngjan çdo dite tjetër8.Lexoni më tepër

Argumenti i katërt: Nuk ka ardhur asnjë ndalim për agjërimin veçmas të Ashurasë

Po kështu agjërimi i Ashurasë (ditës së dhjetë të muajit Muharrem) lejohet pa problem që të bëhet veçmas edhe nëse ajo bie ditën e premte, të shtunë ose të dielë, pasi nuk ka ardhur asnjë transmetim që ta ndalojë një gjë të tillë9.

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE

AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE

Poshtëshënim:

  1. Shih: Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 12.
  2. Shih: Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 4 dhe islamweb.
  3. Shih: Muslimi 1930.
  4. Shih: El-Bukhari 1849 dhe Muslimi 1929.
  5. Muslimi 1930.
  6. Shih: islamonline.
  7. Shih: salmajed.
  8. Shih: alminbar; në kuadarin e mendimit juridik të argumentit të tretë, vlen për t’u theksuar se imam En-Neueui thotë që, si duket mbështetësve të këtij mendimi nuk u ka arritur transmetimi ndalues profetik referent (shih: islamweb)
  9. Shih: alukah dhe islamweb
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top