Numri i fetvasë: 259 VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
Kategoria: AGJËRIMI MEKRUH DHE AI HARAM
6 931 shfletues/klikues VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
Pyetje: VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
A është i lejuar agjërimi në ditën e premte?
Përgjigjja: VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Veçimi i ditës së premte me agjërim
Fillimisht duhet ditur se dijetarët muslimanë e kanë përjashtuar nga papëlqyeshmëria veçimin e të premtes me agjërim të obliguar, si: rasti i kujt agjëron kaza (jashtë kohës përkatëse) një agjërim të mbetur nga Ramazani, ose zotohet të agjëroj një ditë në të cilën vjen / shërohet dikush dhe kjo ditë korrespondon të jetë e premte etj.1, ndërsa në lidhje me veçimin e ditës së premte me agjërim vullnetar, thuhet sa vijon:Lexoni më tepër
a. Dispozita e veçimit të ditës së premte me agjërim vullnetar
Në lidhje me këtë çështje juristët muslimanë ndajnë dy mendime kryesore:
Mendimi i parë: Veçimi i të premtes me agjërim vullnetar është i papëlqyeshëm4
Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (përveç medh’hebit hanefi dhe maliki) është se agjërimi vullnetar i ditës së premte të veçuar me agjërim nga ditët e tjera, është mekruh5 (vepër e papëlqyeshme)6 dhe jo haram7 (veprim i ndëshkueshëm)8, bazuar në transmetimet referente profetike: “Mos e veçoni natën e premte me namaz nate mes netëve të tjera dhe mos e veçoni ditën e saj me agjërim mes ditëve të tjera, përveçse nëse kjo është në një agjërim që e agjëron [e ka për zakon ta agjërojë] dikush nga ju”9 dhe: “Mos ta agjërojë dikush nga ju ditën e xhuma (të premte) përveçse [nëse agjëron krahas saj] një ditë para dhe një ditë pas saj.”10Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Ky agjërim nuk është i papëlqyeshëm13
Ndërkaq dijetarë të tjerë muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi dhe maliki) janë të mendimit se e premtja lejohet të veçohet me agjërim vullnetar, pasi ajo është një ditë jave dhe së këtejmi i përngjan çdo dite tjetër14.
b. Urtësia e ndalimit të veçimit të së premtes me agjërim vullnetar15
Sa i përket urtësisë së ndalimit të veçimit të së premtes me agjërim vullnetar, dijetarët muslimanë kanë përmendur se kjo qëndron tek fakti se dita e premte është ditë lutjeje, dhikri (përmendjeje e Zotit) dhe adhurimi, ku bëjnë pjesë: gusli (larja rituale tërësore e trupit), shkuarja herët në namazin e xhumasë (të premtes) dhe pritja e tij, dëgjimi i hutbes (ligjëratës së xhumasë), bërja e sa më shumë dhikri pas xhumasë dhe të tjera adhurime të ditës së xhuma, prandaj dhe është bërë e pëlqyeshme që të mos veçohet me agjërim (mosngrënie, mospirje etj.), që kësisoj personi të ndihmohet në kryrjen e këtyre adhurimeve të kësaj dite, me dinamizëm, rehati dhe kënaqësi dhe pa u bezdisur e mërzitur. Kjo është sikurse rasti i haxhiut që gjendet në Arafat në ditën e Arafatit, për të cilin tradita profetike është që të mos agjërojë.Lexoni më tepër
Ndërkaq një tjetër mendim parësor është se urtësia e papëlqyeshmërisë së veçimit të të premtes me agjërimi vullnetar është sepse siç dihet e premtja konsiderohet ditë feste dhe festa nuk agjërohet.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: El-Bukhari 1131 dhe Muslimi 1159. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamqa dhe alminbar. ↩
- Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet. ↩
- Ndërsa për agjërimin e ditës së shtunë të veçuar, shumica e juristëve muslimanë prej medh’hebit hanefi, maliki, shafi’i dhe mendimi bazë i medh’hebit hanbeli, janë të mendimit se ai është mekruh (vepër e papëlqyeshme). ↩
- Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet. ↩
- Shih: El-Fikh Ala El-Medhahib El-Erbea. ↩
- Muslimi 1930. ↩
- El-Bukhari 1849 dhe Muslimi 1929. ↩
- Shih: islamonline. ↩
- Shih: salmajed. ↩
- Shih: alminbar. ↩
- Imam En-Neuaui thotë se si duket mbështetësve të këtij mendimi nuk u ka arritur transmetimi ndalues profetik referent (shih: islamweb). ↩
- Shih: islamweb dhe alminbar. ↩