Numri i fetvasë: 215 AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA
Kategoria: MIRËSIA E DITËS SË ARAFATIT
9 130 shfletues/klikues AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA
Pyetje: AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA
Cila është vlera e agjërimit të Ditës së Arafatit dhe a i fal agjërimi i saj mëkatet e mëdha apo vetëm ato të vogla? A lejohet veçimi i të premtes me agjërimin e ditës së Arafatit?
Përgjigjja: AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dita e Arafatit është dita 9 Dhul Hixhe, më konkretisht është një ditë para ditës së Kurban Bajramit (10 Dhul Hixhe).Lexoni më tepër
Kurse në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon1:
Së pari: Shpërblimi i agjërimit të Ditës së Arafatit
Në lidhje me këtë transmetohet se kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) është pyetur lidhur me agjërimin e Ditës së Arafatit, ai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shlyen vitin e shkuar dhe atë që mbetet (të ardhshmin)”2; pra i shlyen mëkatet e vogla për vitin e shkuar dhe për vitin e ardhshëm.3
Në një tjetër rrugë transmetimi vjen: “Llogaris (pres / shpresoj) nga Allahu që të më shlyej [me agjërimin e Ditës së Arafatit] vitin i cili është para saj (Ditës së Arafatit) dhe vitin i cili është pas saj”4; pra me agjërimin e Ditës së Arafatit, me të cilin unë synoj vetëm kënaqësinë e Allahut dhe e bëj sinqerisht për Të, jo për sytë e botës, shpresoj që Allahu i Madhëruar të më depozitojë te Ai një shpërblim të atillë që shlyen mëkatet e vogla për vitin para kësaj dite dhe atë pas saj.
Së dyti: Dispozita e agjërimit të Ditës së Arafatit
Dijetarët kanë përmendur se agjërimi i Ditës së Arafatit është sunet i fortë (shumë i pëlqyeshëm), por kjo vlen vetëm për atë që nuk është duke kryer haxhin. Ndërsa për muslimanin që në këtë ditë është duke kryer haxhin (që po qëndron në territorin e Arafatit), agjërim i kësaj dite nuk është prej traditës profetike (nuk është i pëlqyeshëm), sepse: (së pari) vetë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk e ka agjëruar atë kur ka qenë në haxh (në Arafat)5 dhe (së dyti) ai (Paqja qoftë mbi të!) ka ndaluar të agjërohet Dita e Arafatit në territorin e Arafatit6.
Së treti: Mëkatet që fal (shlyen) agjërimi i Ditës së Arafatit
Mendimi më i fuqishëm i dijetarëve muslimanë është se në thënien e mësipërme profetike bëhet fjalë për shlyerjen e mëkateve të vogla.
Këtu vlen të theksohet edhe fakti se shumë dijetarë kanë thënë se shlyerja e mëkateve të vogla e premtuar në tekstet hyjnore referente, është e kushtëzuar me mënjanimin e mëkateve madhore (Ibn Atije thotë se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve mulsimanë7).8Lexoni më tepër
Së katërti: Veçimi i të premtes me agjërimin e ditës së ArafatitLexoni më tepër
Bazuar në transmetimet referente profetike, papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet (eliminohet):
a. nëse agjërimi i të premtes korrespondon me një ditë që është e pëlqyeshme të agjërohet (si agjërimi i ditës së Arafatit ose Ashurasë), pasi në këtë rast qëllimi nuk është agjërimi i xhumasë në vetvete (por ai i ditës së Arafatit dhe Ashurasë);Lexoni më tepër
Pra në rastet e mësipërme s’ka problem që dita e premte të agjërohet e vetmuar (përfshirë pra edhe ditën e Arafatit).
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-rVLERA
AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA
- Shih: El-Mubarekfuri, Tuhfetu El-Ehaudhi Fi Sherhi Xhami’i Et-Tirmidhi v. 3, f. 377; islamweb, islamweb, islamqa dhe saaid. ↩
- Muslimi 1162 etj. ↩
- Disa dijetarë kanë thënë se me shlyerjen e vitit të ardhshëm nënkuptohet se agjëruesi i Ditë së Arafatit mbarësohet që të mos bie në mëkate, ose i falen mëkatet në të cilat mund të bjerë në vitin e ardhshëm; kurse në rast mosrënie në mëkat, atij i rriten gradët në Xhenet. ↩
- Muslimi 1162. ↩
- El-Bukhari 1989 dhe Muslimi 1124. ↩
- Ahmedi 2440, Ibn Maxhe 1732 etj., Albani dhe Shuajb Arnauti thonë se hadithi është i dobët. ↩
- Shih: Shihebu Ed-Din En-Nefraui, El-Feuakihu Ed-Deuani v. 1, f. 281. ↩
- islamqa dhe islamqa ↩
- Muslimi 1930. ↩
- El-Bukhari 1849 dhe Muslimi 1929. ↩
- Shih: islamonline. ↩
- Shih: salmajed. ↩