JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Numri i fetvasë: 216 KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

3 188 shfletues/klikues KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN


 Pyetje: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN


A i vlen bërja e kurbanit personit që nuk fal namazin?


 Përgjigjja: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Personi që nuk i fal pesë namazet e detyrueshme ditore, nëse e bën këtë nga dembelizmi dhe shkujdesja, por nuk e mohon faktin se falja e pesë namazeve ditore është urdhër (obligim) hyjnor dhe se mosfalja e tyre përbën një mëkat shumë të madh e të rrezikshëm, për më tepër nëse ky person ka vendosur në zemrën e tij se një ditë prej ditëve do të falet, i këtilli nuk konsiderohet jobesimtar dhe as se ka rënë në felëshim (pra nuk shpallet renegat / tradhtar i fesë islame); sa në fjalë përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i) dhe referuar në këtë konsideratë, rituali i bërjes së kurbanit nga personi në fjalë është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm.Lexoni më tepër

Ndërkaq duhet ditur se ekziston edhe mendimi i fuqishëm (të cilit i përmbahen shumë dijetarë të tjerë muslimanë) se, lënësi i namazit është jobesimtar dhe rrjedhimisht kurbani i tij nuk vlen (pra nuk është i saktë dhe së këtejmi as i shpërblyeshëm).

Në përfundim na duhet të theksojmë se gjithsesi nuk është në rregull që personit që pret (ther) kurban dhe nuk fal namazin t’i thuhet “kot e ke që bën kurban” (apo shprehje të ngjashme), por përkundrazi, ky person duhet që së pari të përgëzohet për këtë vepër të mirë të tij dhe së dyti të këshillohet me urtësi lidhur me dispozitën dhe rëndësinë e padiskutueshme të namazit në fenë Islame dhe se më primare për të është që ai të tregojë një kujdes të veçantë për namazin, më shumë se për ritualin e kurbanit dhe më gjerë. Kësisoj, më parësore për ne si muslimanë është që persona të tillë t’i urdhërojmë dhe nxisim në këtë ritual dhe të tjerë ritualë të rëndësishëm veç tij, me shpresën që këto vepra të mira mund të hapin tek ata derën e pendimit.1

Allahu e di më mirë. KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN

KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top