JETA E VËRTETË

AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Numri i fetvasë: 74 AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E AGJËRIMIT

7 657 shfletues/klikues AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN


 Pyetje: AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN


A pranohet agjërimi i atij personi që nuk fal namaz?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se, personi që nuk falet dhe e mohon faktin që namazi është detyrim (obligim) hyjnor, del nga Islami (bën felëshim).

Ndërsa për agjëruesin që pohon se namazi është detyrim hyjnor, por nuk e fal namazin nga dembelizmi, juristët muslimanë kanë mendimet kryesore1 në vijim:

Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), janë të mendimit se personi që pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor dhe nuk e fal atë nga dembelizmi, nuk bie në felëshim (nuk shpallet renegat / tradhtar i fesë islame) dhe rrjedhimisht nuk i asgjësohen veprat e tij. Sipas këtij mendimi, agjërimi i këtij personi është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm.

Mendimi i dytë: Një numër i shumtë dijetarësh muslimanë, janë të mendimit se personi që nuk e fal namazin nga dembelizmi, edhe nëse pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor, ka rënë në felëshim (ka tradhtuar fenë islame) dhe automatikisht të këtillit i asgjësohen të gjitha veprat. Bazuar në këtë mendim, agjërimi i këtij personi nuk është i saktë (i vlefshëm) dhe nuk shpërblehet.Lexoni më tepër

Mendimi i tretë: Disa dijetarë të tjerë e kanë ndarë çështjen e adhurimit në dy plane: (a) prishja e adhurimit dhe (b) mospranimi apo mosshpërblimi i tij. Së këtejmi, për rastin e agjërimit të atij që nuk falet nga dembelizmi por e pohon namazin, këta dijetarë janë të mendimit se nuk mund të thuhet se agjërimi i të tillit nuk i ka plotësuar shtyllat dhe kushtet që ka agjërimi në vetvete, pra agjërimi i tij konsiderohet se është kryer si detyrim. Ndërsa sa i përket pranimit apo shpërblimit të agjërimit të këtij personi, argumentet i japin përparësi faktit se i tilli nuk merr shpërblim. Madje edhe nëse do supozonim se agjërimi i tij do të ishte i shpërblyeshëm, të mirat e këtij shpërblimi është vështirë t’i bëjnë dobi këtij lënësi të namazit, në peshoren e veprave të tij në Ditën e Gjykimit, në raport me të këqijat rrënuese për shkak të lënies së namazit, bazuar në thëniet autentike profetike të shumta që hedhin dritë mbi këtë fakt, prej të cilave:

Atij që lë (pa falur) namazin e ikindisë, i ka humbur puna e tij2; ku theksohet se lënia e një namazi të vetëm e bën të pavlerë punën e personit, e lëre më pastaj nëse lihen pa falur namaze të shumta apo lihet namazi për fare.Lexoni më tepër

Gjthsesi, nëse personi agjëron por nuk falet, ne nuk duhet t’i themi se ai e ka kot që agjëron, por duhet ta përgëzojmë për agjërimin e tij dhe ndërkaq ta këshillojmë e t’i flasim me urtësi dhe argument mbi  dispozitën, vlerën dhe rëndësinë e padiskutueshme të kryerjes së namazit.

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

 AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

  1. Shih: islamweb dhe islamweb.
  2. El-Bukhari 553.
  3. Ebu Daudi 864, Et-Tirmidhi 413, En-Nesai 465; Albani në “Sahihu Suneni Et-Tirmidhi, ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top