AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

Numri i fetvasë: 73 AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

Kategoria: MENSTRUACIONET-LEHONIA DHE AGJËRIMI

1 624 shfletues/klikues AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE


 Pyetje: AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE


A bën të pihen ilaçe për ndalimin e zakoneve (menstruacioneve) gjatë Ramazanit, sidomos në rastin kur këto të fundit zgjasin shumë ditë, me qëllimin që të kryhet agjërimi i plotë i ditëve të Ramazanit?


 Përgjigjja: AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumë dijetarë  janë të mendimit se përdorimi i kokrrave për shtyrjen e ciklit menstrual ose përshpejtimin e tij, nëse gruas i lind një nevojë e tillë, nuk përbën problem. Ata kanë mbajtur këtë qëndrim bazuar mbi rregullin juridik: “Origjina e çështjeve është lejimi, përderisa nuk ka argument kategorik ndalues”.

Porse sërish duhet thënë se ky lejim vlen nëse sa në fjalë nuk i shkakton gruas dëmtim, kurse nëse kjo gjë e dëmton atë, atëherë ndalohet. Po kështu mendimi më parësor është se më e mira është që këto kokrra (ilaçe) të mos përdoren fare.

Në lidhje me këtë çështje dijetari i shquar Ibn El-Uthejmin thotë:

“Këndvështrimi im në lidhje me këtë çështje është që femra të mos marr kokrra të tilla dhe të mbetet ashtu siç ka caktuar dhe shkruar Allahu i Madhëruar  për bijat e Ademit [të mbetet në natyrën origjinale femërore të menstruacioneve]. Allahu i Madhëruar ciklin menstrual e ka bërë për një urtësi të caktuar dhe pa dyshim që kjo urtësi është në favor të natyrës së gruas, ndërsa po qe se ajo e ndalon këtë zakon, s’ka dyshim se një gjë e tillë do të influencojë në dëm të gruas.

Teksa ne e dimë që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Jo dëmit (pa dashje) dhe jo dëmtimit (me dashje) [që do të thotë: Kur të bëhet një dëm pa dashje ai duhet evituar dhe kur të bëhet një dëm me dashje duhet evituar dhe ndëshkuar].’1 Mendo që kësaj që u cek më herët, nuk ia kemi shtuar dëmtimet që kanë konstatuar doktorët t’i vijnë mitrës për shkak të këtyre kokrrave.

Ajo që unë mendoj në këtë çështje është që gratë të mos i përdorin këto kokrra; falënderuar qoftë Allahu për caktimin dhe urtësinë e Tij! Kur femrës t’i vijë cikli menstrual ajo le të ndalohet nga agjërimi dhe namazi, ndërsa kur të pastrohet ta vijojë agjërimin dhe namazin, pastaj pasi të mbarojë Ramazani, ajo e bën kaza (e shlyen më vonë) agjërimin që i ka ikur pa e kryer [për shkak të zakoneve].”2

Gjithsesi, nëse menstruacionet ndërpriten tek femra për shkak të marrjes së këtyre kokrrave apo ilaçeve dhe ajo agjëron, kësisoj konsiderohet se ajo e ka kryer detyrimin dhe nuk e ka më borxh t’i agjërojë më pas ditët në të cilat do duhej t’i vinin zakonet. Po ashtu, përderisa çështja në fjalë është e lejuar, femra që e bën këtë gjë me dashje, nuk konsiderohet mëkatare.3Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE

  1. Sunen Ibn Maxhe 2340, Albani ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
  2. Ibn El-Uthejmin, Fetava Islamie v. 2, f. 145.
  3. Shih: islamweb dhe islamweb.
KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO
SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.