JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN

Numri i fetvasë: 346 ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN

Kategoria: MENSTRUACIONET-LEHONIA DHE AGJËRIMI

2 144 shfletues/klikues ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN


 Pyetje: ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN


A mund të na shpjegoni se si ndikojnë zakonet dhe lehonia femërore tek agjërimi i Ramazanit?


 Përgjigjja: ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Agjërimi i muajit të Ramazanit i obligohet gruas së paprekur nga gjërat që e pengojnë agjërimin. Më konkretisht prej këtyre penguesve janë zakonet dhe lehonia femërore, prandaj gruas së cilës i vijnë menstruacionet ose lehonia gjatë ditës së agjërimit, nuk i lejohet të agjërojë, por nëse pastrohet para agimit ajo e ka obligim ta agjërojë ditën e Ramazanit.Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht juristët muslimanë, lidhur me faktin se si ndikojnë zakonet dhe lehonia tek agjërimi i Ramazanit, përmendin sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Zakonet dhe lehonia femërore janë pengesë për agjërimin1

Mendimi konsensual i juristëve muslimanë është se gruas muslimane që është me të përmuajshmet (menstruacione) apo në lehoni, i del për detyrë që të mos i agjërojë ditët e agjërimit të obliguar, porse ajo i shlyen ato më pas kaza (jashtë kohës përkatëse) deri para Ramazanit të ardhshëm.Lexoni më tepër

Së dyti: Hemorragjia tjetër femërore veç menstruacioneve dhe lehonisë nuk është penguese në vetvete nga agjërimi i obliguar

Femra me istihada (hemorragji tjetër veç menstruacioneve dhe lehonisë) duhet të agjërojë. Asaj i lejohet të mos agjërojë vetëm nëse hemorragjia në fjalë është tek ajo në atë nivel që mendimi i sigurt ose ai më i fuqishëm është se me të tillë hemorragji, atë do ta mundojë shumë agjërimi.Lexoni më tepër

Më konkretisht, nëse gruaja me të përmuajshmet (menstruacione) shikon se është pastruar plotësisht nga ato dhe pas kësaj shikon të kenë dalë prej saj disa sekrecione (lëng, ujë apo gjak me ngjyrë), ajo nuk duhet t’i marr ato parasysh, sepse këto sekrecione nuk konsiderohen prej menstruacioneve por ato kanë dispozitën e urinës. Në këtë rast muslimania duhet të lajë vendin e daljes së këtyre sekrecioneve (duhet të lajë organin gjenital, sikurse veprohet në rastin e urinimit) dhe po kështu duhet të marr abdes (pasi dalja e këtyre sekrecioneve e prish abdesin). Ajo e vijon gjendjen e saj të pastërtisë, duke falur namazin dhe agjëruar Ramazanin5.Lexoni më tepër

Së treti: Adhurimi i femrës lehone ose me zakone gjatë agjërimit të obliguar

Femrës muslimane lehone ose me zakone, i lejohet që t’i veprojë të gjitha adhurimet përveç: namazit, agjërimit, tavafit në Qabe dhe IÂTIKEEF-it (ngujimit për adhurim) në xhami dhe kjo vlen si për ditënetët e Ramazanit, ashtu edhe për kohën jashtë tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN

ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN

  1. Shih: islamweb.
  2. Muslimi 335.
  3. Shënim: Gusli i detyrueshëm (larja e madhe rituale e detyrueshme e gjithë trupit) nuk është prej kushteve të agjërimit, prandaj ai mund të kryhet edhe pas agimit, në atë kohë që e mundëson personin të jetë i gatshëm për namazin e sabahut.
  4. Shih: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT dhe KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT.
  5. Shih: islamqa.
  6. Shih: islamweb.
  7. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top