Numri i fetvasë: 3 PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA
11 391 shfletues/klikues PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Pyetje: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
A ka ndonjë gjendje e cila e bën jo të detyrueshëm plotësimin ose zëvendësimin e agjërimit (si për shembull shtatzënia, lehonia, gjidhënia etj.)?
Përgjigjja: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personat që për arsye të lejuara e kanë çelur agjërimin e Ramazanit, duhet ta kompensojnë atë kaza1 deri në Ramazanin e ardhshëm2.Lexoni më tepër
Përjashtim këtu bëjnë vetëm personat e sëmurë rëndë me sëmundje të pashërueshme dhe pleqtë e thyer në moshë që e kanë të pamundur përballimin e agjërimit. Në këtë rast për ta nxirret fidje3 (shpagim), që është ushqimi i një të varfri çdo ditë të muajit të Ramazanit, i tillë që nëse ushqimi është i pagatuar, ai duhet të jetë më së paku 750 gr dhe më e mira është që të jetë 1.5 kg oriz apo ngjashëm nga ushqimet e vendit (nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, atëherë është edhe më mirë), ndërsa nëse është i gatuar, ushqimi duhet të jetë një vakt ushqimi i mjaftueshëm për ta ngopur të varfrin.Lexoni më tepër
Ndërsa për gruan që nuk agjëron sepse ka frikë për fëmijën e saj të gjirit se mos i sëmuret apo ligështohet, ndaj vazhdon ushqimin e tij me gji, fjala më e saktë është se ajo në momentin kur nuk e ka më këtë frikë, e ka detyrim që të agjërojë ditët e mbetura nga agjërimi i saj i Ramazanit, para se të hyjë Ramazani i ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për gruan shtatzënë që nuk agjëron sepse ka frikë se agjërimi mund ta dëmtojë atë apo fëmijën e saj në bark, pra edhe ajo duhet ta kompensojë agjërimin e ditëve të mbetura paagjëruar nga Ramazani, para se të hyjë Ramazani i ardhshëm.Lexoni më tepër
Epërsi ka mendimi se rasti i nënës shtatzënë ose gjidhënëse (mëkuese), sidoqoftë kur ka frikë për gjendjen e fëmijës apo gjendjen e vet, është i përngjashëm me atë të njeriut të sëmurë me sëmundje të shërueshme. Pra, këtyre të dyjave (në rast se kanë frikë për gjendjen e fëmijës apo gjendjen e vet), u lejohet të mos agjërojnë dhe u ngelet ta shlyejnë më vonë agjërimin, duke ditur se i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!), në lidhje me këtë fakt ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar e ka hequr nga udhëtari gjysmën e namazit dhe agjërimin (e Ramazanit), e nga shtatzëna dhe gjidhënësja agjërimin (e Ramazanit).”4
Kurse sa i përket gruas me të përmuajshmet ose lehone, ajo e ka detyrim që në ditët e ciklit të të përmuajshmeve apo në ditët e lehonisë, të mos agjërojë, porse këto ditë t’i kompensojë para se të hyjë Ramazani i ardhshëm.5Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT