SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Numri i fetvasë: 68 SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Kategoria: PAAFTËSIA E PARESHTUR DHE AGJËRIMI

1 560 shfletues/klikues SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR


 Pyetje: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR


Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?


 Përgjigjja: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.1

Në lidhje me trajtën e nxjerrjes së fidjes (shpagimit në fjalë), dijetarët muslimanë kanë dy mendime kryesore:

Mendimi i parë: Fidja (shpagimi) nxirret ushqim dhe jo para (ky është edhe mendimi i shumicës së juristëve muslimanë, që theksojnë se ky kompensim përmbushet duke i dhënë të varfrit musliman minimalisht rreth 750 gr – më e rezervuara është të jetë 1.5 kg – nga soji i ushqimeve bazë të vendit, si orizi etj. Po kështu lejohet edhe ushqimi i të varfërve (ngopja e tyre) me ushqim të gatshëm.

Mendimi i dytë: Fidja (shpagimi) lejohet të nxirret në para. Ky është mendimi i disa dijetarë të tjerë (përfshirë medh’hebin hanefi), që e lejojnë nxjerrjen e këtij kompensimi në vlerë monetare (para), sidomos nëse kjo është më e dobishme për të varfrit (ky është dhe mendimi i Ibn Tejmijes).Lexoni më tepër

Kurse në lidhje me nxjerrjen e fidjes (shpagimit në fjalë), dijetarët muslimanë kanë përmendur rregullat kryesore në vijim:

Së pari: shumë dijetarë kanë lejuar që fidja (shpagimi) të nxirret edhe në formën e nënprodukteve të drithërave si miell, makarona (që përbën mendimin e Ibn Uthejminit etj.), bukë dhe ngjashëm;

Së dyti: fidja e shumë ditëve mund t’i jepet një të varfri të vetëm;

Së treti: fidja është më parësore të mos nxirret para agimit të ditës që shpagohet2;

Së katërti: fidja mund të nxirret pas çdo dite të shpaguar më vete, ose mund të nxirret njëherazi pas përfundimit të Ramazanit (për të gjithë ditët e paagjëruara);Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR

  1. Shih: islamweb dhe islamweb.
  2. Ndërsa sipas mendimit të medh’hebit hanefi, lejohet që fidja të nxirret para agimit të ditës që shpagohet, p.sh. të nxirret e gjithë fidja që në fillim të Ramazanit. (Shih: islamweb dhe islamweb)
AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.