SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Numri i fetvasë: 68 SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Kategoria: PAAFTËSIA E PARESHTUR DHE AGJËRIMI
SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Pyetje: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?
Përgjigjja: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë (gjatë gjithë vitit) për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.1