KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Numri i fetvasë: 2 KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Kategoria: KUSH NUK E KA OBLIGIM AGJËRIMIN

2 123 shfletues/klikues KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN


 Pyetje: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN


Kush janë ata persona për të cilët nuk është i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit?


 Përgjigjja: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kjo pyetje ka nevojë për një shtjellim të gjatë, por në mënyrë të përmbledhur mundet që përgjigjja rreth saj të jepet sipas gjendjeve të mëposhtme1:

1. Besimi: 

Jomuslimani nuk gëzon të drejtën që të agjërojë, por nëse bëhet musliman në Ramazan, atëherë ai e agjëron Ramazanin vetëm nga dita që është bërë mysliman e në vijim.

2. Mosha:

Fëmija para pubertetit (pjekurisë seksuale) nuk obligohet të agjërojë, por kur ai është mbi 7 vjeç është shumë mirë që të ushtrohet të agjërojë.

3. Mendja:

I çmenduri nuk e ka detyrim të agjërojë, sepse agjërimi ka nevojë për nijet2 (vendim) dhe vendimmarrja (arsyeja) i mungon të çmendurit.

4. Shëndeti:

I sëmuri rëndë me sëmundje të pashërueshme, nuk agjëron por ushqen të varfër për çdo ditë që s’e agjëron, ndërsa i sëmuri rëndë me sëmundje të shërueshme ditët e paagjëruara i agjëron më vonë. I sëmurë rëndë quhet ai i sëmurë që vuan nga një sëmundje që nëse agjëron, shëndeti i tij përkeqësohet apo dëmtohet rëndë. Kurse sëmundjet e lehta, gripërat, dhimbja e kokës etj., nuk hyjnë në këtë kontekst.Lexoni më tepër

5. Fiziku:

I moshuari që dëmtohet prej agjërimit, nuk agjëron por jep fidjen3 (shpagon).Lexoni më tepër

Personi që është i shtrënguar të punojë punë të rëndë, e nis për çdo ditë agjërimin dhe nëse heton se nga agjërimi i tij mund të goditet me pasoja të rënda shëndetësore, ai e çel agjërimin dhe çdo ditë të paagjëruara e agjëron më vonë. Kjo vlen për çdo person të cilin e sfilit uria apo etja e agjërimit, deri në atë masë sa mendon se mund t’i shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.Lexoni më tepër

6. Gruaja:

Gruaja që i vijnë menstruacionet (të përmuajshmet) ose që është lehone (me hemorragjinë e paslindjes) nuk agjëron, por nëse pastrohet para agimit agjëron edhe nëse nuk është larë. Ditët e mbetura ajo e ka obligim që t’i shlyej para hyrjes së Ramazanit të ardhshëm.

Nëna shtatzënë ose gjidhënëse (mëkuese), lejohet të mos agjërojë vetëm nëse bazuar në përvojën e saj ose fjalën e një doktori të besueshëm anohet më shumë tek mendimi apo frika se agjërimi e dëmton seriozisht atë vetë apo fëmijën e saj (ditët e paagjëruara i shlyen më vonë).Lexoni më tepër

7. Udhëtimi.Lexoni më tepër

Udhëtari që udhëton në një distancë të konsiderueshme (shumë dijetarë mendojnë se ajo është mbi 80 km) dhe që në vendin ku ka shkuar qëndron në rrethana udhëtari, ka të drejtë të mos agjërojë për katër ditë nga dita e nisjes. Ditët e paagjëruara ai i agjëron më vonë. Në këtë kategori hyjnë edhe personat që punojnë në udhëtime të përditshme që i takojnë kësaj distance, si shoferët, pilotët, marinarët etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

  1. Shih: islamqa dhe islamweb.
  2. Nijeti: Qëllimi apo vendosja (vendimmarrja) e qëllimit në zemër.
  3. Fidje (shpagim): Shpagim i agjërimit, i cili është i tillë që për çdo ditë të paagjëruar të Ramazanit, t’i jepet të varfrit e pakta 750 gr dhe më e mira 1.5 kg oriz a ngjashëm nga ushqimet bazë të vendit, ose 1 vakt ushqimi që e ngop të varfrin.
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.