Numri i fetvasë: 1 VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
Kategoria: AGJËRIMI MEKRUH DHE AI HARAM
5 451 shfletues/klikues VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
Pyetje: VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
Cili është mendimi më i saktë në lidhje me agjërimin e ditës së shtunë?
Përgjigjja: VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Dispozita / Urtësia e veçimit të së shtunës me agjërimLexoni më tepër
a. Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (prej medh’hebit2 hanefi, maliki, shafi’i dhe mendimi bazë i atij hanbeli) është se agjërimi vullnetar i të shtunës së veçuar me agjërim nga ditët e tjera, është mekruh3 (vepër e papëlqyeshme) dhe jo haram4 (veprim i ndëshkueshëm)5, bazuar në transmetimin profetik: “Mos e agjëroni ditën e shtunë përveçse në atë (agjërim) që jua ka bërë Allahu obligim. E nëse dikush nga ju nuk gjen [çfarë të hajë / pijë; në shprehi të mosagjërimit të sa në fjalë] veçse bërsi (lëvozhgë kokrre) rrushi ose shkop peme, le ta përçapë (kafshojë) atë.”6Lexoni më tepër
b. Urtësia e papëlqyeshmërisë së veçimit të së shtunës me agjërim8
Lidhur me urtësinë e papëlqyeshmërisë së agjërimit të së shtunës të veçuar, juristët muslimanë kanë përmendur arsyen se e shtuna është ditë që e madhërojnë hebrenjtë, prandaj veçimi i saj me adhurim përbën përngjasim me ta në aspektin e veçimit (specifikimit) dhe madhërimit të kësaj dite.
Së dyti: Rastet kryesore të agjërimit të së shtunës veçmasLexoni më tepër
Rasti i parë: Lejohet pa problem agjërimi i të shtunës veçmas, nëse kjo bëhet në kuadrin e agjërimeve të detyruara (si: agjërimi në kohën përkatëse ose kaza / kompensimi jashtë kohës i Ramazanit, zotimi që korrespondon në këtë ditë, agjërimi në kuadrin e kefarateve / shlyerjeve etj.).
Rasti i dytë: Lejohet pa problem agjërimi i të shtunës veçmas, nëse personi agjëron në mënyrë të vazhdueshme një ditë po dhe një ditë jo, agjëron ditën e Arafatit9 dhe Ashurasë10 etj.; pasi në këtë rast me këtë agjërim nuk është synuar e shtuna në vetvete por ditët e caktuar që janë të ligjëruara të agjërohen.
Rasti i tretë: Nëse e shtuna veçohet me agjërim vullnetar me synimin e agjërimit të të shtunës në vetvete, ky është objekti i papëlqyeshmërisë, nëse marrin në konsideratë ekzaminuesit që thonë se ky transmetim referent profetik është “sahih / i vërtetë”.
Sa u tha për agjërimin vullnetar të veçuar të ditës së shtunë, vlen përgjithësisht edhe për agjërimin vullnetar të veçuar të ditës së premte dhe asaj të dielë11.
Allahu e di më mirë. VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM
- Shih: islamweb. ↩
- Medh’heb: Akademia juridike islame me të njëjtin emër. ↩
- Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet. ↩
- Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet. ↩
- Shih: islamweb, alminbar dhe islamqa. ↩
- Et-Tirmidhi 744, Ebu Daudi 2421 dhe Ibn Maxhe 1726; Albani – në El-Irua 960 – ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”. ↩
- Shih: El-Bukhari 1131 dhe Muslimi 1159. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Dita e Arafit: Dita e nëntë e muajit Dhul Hixhe. ↩
- Dita e Ashurasë: Dita e dhjetë e muajit Muharrem. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩