JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË

Numri i fetvasë: 135 PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË

Kategoria: DISPOZITA TË TJERA-PRISHËSIT E AGJËRIMIT

6 424 shfletues/klikues PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË


 Pyetje: PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË


Punoj në një punë të rëndë dhe desha të di se çfarë tolerimesh (lehtësirash) ka për mua në lidhje me agjërimin e Ramazanit?


 Përgjigjja: PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muslimanit nuk i lejohet që të veprojë asnjë nga prishësit e agjërimit pa justifikim sheriatik (ligjor islam), si: sëmundja, udhëtimi a ngjashëm. Është e mundur dhe e natyrshme që gjatë agjërimit muslimani/a të vuaj dhe mundohet, por në këtë rast detyra jonë si muslimanë të përkushtuar e do që të bëhet sa më shumë durim duke u mbështetur fuqishëm tek Allahu i Madhëruar.Lexoni më tepër

Dijetarët muslimanë kanë sqaruar se punëtorët që punojnë punë të rënda (sfilitëse), parimisht (në origjinë) e kanë obligim agjërimin e Ramazanit. Ata orientojnë që në rastin kur adhurimet që ka obliguar Allahu i Madhëruar, bien ndesh me punën për të siguruar domosdoshmëritë dhe nevojat e jetesës në këtë botë, muslimanit i del për detyrë të bashkërendojë (pajtojë) mes tyre, në një formë të tillë që t’i kryej të dy llojet e këtyre detyrimeve.Lexoni më tepër

Kurse në rastin e supozimit se muslimani nuk e ka të mundur të bëjë asgjë nga sa u paratha, pasi:

· nuk mundet të gjejë a bëjë ndonjë punë a lehtësim që nuk ia cenon agjërimin;

· i duhet patjetër të punojë punë sfilitëse në ditët e Ramazanit, ngaqë i ka kushtet ekonomike të rënda;

· nëse e lë punën: (së pari) rrezikon të humbasë punën me të cilën siguron nevojat e  jetesës për vete dhe ata që ka në përgjegjësi dhe (së dyti) kjo lënie e punës së tij e dëmton a ngushton rëndë;Lexoni më tepër

në këtë rast muslimani agjërues vepron si vijon:

a. për çdo ditë të Ramazanit e ka për detyrë të bëjë nijetin (vendos) të agjërojë para se të fillojë dita e agjërimit;

b. nëse agjëruesi në fjalë, gjatë punës së rëndë bie në vështirësi të pazakontë (krahasuar me agjërimin normal) dhe sfilitje të rëndë (që është e papërballueshme aq sa druhet se do i bjerë të fikët apo dëmtohet rëndë), apo ndien (ose mbisundon tek ai mendimi) se po i shfaqen zanafillat e gjendjes kritike (shumë të mundimshme / të rrezikshme) për jetën; në këtë rast ai ha ose pi sa për të shmangur rënien në gjendjen kritike;Lexoni më tepër

c. edhe pse kjo ditë e agjërimit konsiderohet e prishur me arsye, ky person e ka për detyrë ta agjërojë atë më vonë, kurdo që ta ketë të përshtatshme, por përpara Ramazanit të ardhshëm;Lexoni më tepër

d. nëse agjëruesi nuk ndien (nuk mbisundon tek ai mendimi) se po i shfaqen zanafillat e gjendjes kritike (shumë të mundimshme / të rrezikshme) për jetën apo nuk bie në vështirësi të pazakontë në raport (krahasim) me ato të agjërimit normal, atij nuk i lejohet kurrsesi që të hajë ose pijë, por e ka obligim që ta plotësojë agjërimin e tij.3

Allahu e di më mirë. PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË

PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË

  1. Et-Talak: 2-3.
  2. Shih: islamweb, islamweb, islamqaislamqa dhe Fetava Ibn Uthejmin, v. 19, pyetja nr. 57.
  3. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top