Numri i fetvasë: 136 SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT
5 457 shfletues/klikues SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
Pyetje: SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
A lejohet që gjatë ditëve të agjërimit të muajit të Ramazanit të gatuaj a shërbejë për të ngrënë dhe pirë?
Përgjigjja: SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Lejohet të shërbehet ushqim për ata që nuk agjërojnë me arsye1
Lejohet t’u përgatitet a shërbehet ushqim (për të ngrënë dhe pirë) personave që kanë arsye sheriatike (ligjore islame) për të mos agjëruar, apo kur ky ushqim do të shitet jashtë kohës së agjërimit, apo kur dihet se ushqimi në fjalë nuk do të përdoret gjatë agjërimit. Kurse nëse çështja është e pështjelluar ose kur mendimi më parësor është se ushqimi apo pija që shërbehet do të përdoret në mënyrë të palejuar, me siguri që në këtë rast më parësore është që ushqimi të mos shërbehet.
Së dyti: Shërbimi i ushqimit për jomuslimanët ditën në Ramazan2
Në lidhje me përgatitjen a shërbimin e ushqimit për jomuslimanët, gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit, dy mendimet kryesore janë si vijon:
Mendimi i parë: Ndalohet t’i shërbehet ushqim jomuslimanit ditën në Ramazan
Mendimi parësor (mbështetur prej shumicës së juristëve muslimanë) është se shërbimi i ushqimit për jomuslimanët ditën në Ramazan nuk lejohet, sepse bazat e fesë islame3 dhe degëzimet e saj4 u ngarkohen edhe jomuslimanëve.
Mendimi i dytë: Lejohet shërbimi i ushqimit për jomuslimanët ditën në Ramazan
“Përgatitja, dhënia apo shërbimi për të ngrënë dhe pirë, jomuslimanëve gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit, është diçka e lejuar, sepse mendimi më në qasje me argumentet është ai se, ngarkimi i jobesimtarëve me degëzimet e obliguara islame (normat ligjore islame si: namazi, agjërimi etj.), ka të bëjë me ata (jobesimtarët) brendazi tyre (në raportin e ngushtë mes tyre dhe Zotit) në këtë botë dhe e njëjta vlen edhe lidhur me ndëshkimin që u vjen atyre në botën tjetër për shkak të kundërshtimit të këtyre degëzimeve; ndërsa rrjedhojat e kësaj ngarkese (hyjnore) të tyre (me degëzimet e obliguara islame) nuk bëjnë efekt në raportet e muslimanit me ta; për më tepër cilësia e kufrit (mosbesimit të gjendur tek ata) përbën pengesë që ato (degëzimet e obliguara islame apo rrjedhojat e ngarkimit me to) të gjejnë zbatueshmëri jashtazi (në raportet muslimanë-jomuslimanë).Lexoni më tepër
Vlera e rregullit juridik të lartpërmendur bëhet fakt i njohur përmes pasqyrimeve të saj në dispozitat dhe dëgëzimet e fesë; sesi: ai (jomuslimani) nuk vihet para përgjegjësisë penale për mëkatimin e tij [në rastin në fjalë për mëkatin e moskryerjes së agjërimit] dhe po kështu (pasqyrohet) tek lejimi i tyre (jomuslimanëve) të hyjnë në xhami, pavarësisht se juridikisht për ta qëndron gjykimi se ata janë xhunub5 (të papastër ritualisht).Lexoni më tepër
Së fundi, duhet thënë se më e mira është që ditën të mbyllen piceritë dhe restorantet e muslimanëve dhe ato të hapen vetëm jashtë agjërimit, që e tillë gjë të shërbejë si model i mirë i përkushtimit të muslimanit dhe që të përjashtohet të menduarit keq për muslimanët që kanë biznese të natyrës në fjalë.
Allahu e di më mirë.
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb dhe islamqa ↩
- Bazat e fesë islame: Njohuria e doktrinave dhe pikëpamjeve bazë të besimit që duhet të ketë muslimani në lidhje me Allahun e Madhëruar, profetët e Tij, amshimin etj., të cilat përbëjnë themelin e fesë dhe kushtin e pranimit të veprave. ↩
- Degëzimet e fesë islame: Njohuria mbi veprat e gjymtyrëve, si: falja, zekati, haxhi, agjërimi etj. ↩
- Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr; gjendje kjo që pastrohet përmes larjes rituale të gjithë trupit. ↩
- Shih: salmajed, salmajed dhe salmajed (portali i dijetarit Sulejman El-Maxhid). ↩