Numri i fetvasë: 82 KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT
Kategoria: TERMINOLOGJI LIGJORE ISLAME
2 711 shfletues/klikues KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT
Pyetje: KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT
Shumë muslimanë bien në gabime (prej të cilëve më i theksuari është ai i blerjes së shtëpive, xhamive madje edhe i makinave a ngjashëm me kamatë), në emër të domodoshmërisë. Cilat janë në fakt kriteret islame për t’u dalluar nevoja që konsiderohet realisht domosdoshmëri, e cila ia bën të lejuar njeriut të kryej një haram të caktuar
Përgjigjja: KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në mes nevojës dhe domosdoshmërisë ka ndryshim thelbësor. Më konkretisht kjo çështje i përket tematikës së rregullave (normave) juridike bazë të fesë islame, kuptimi i së cilës ka nevojë për përqendrim dhe përsiatje të theksuar. Pikërisht në lidhje me këtë fakt, dr. Salah Es-Saui (sekretar i përgjithshëm i qendrës së juristëve të sheriatit në ShBA), thotë:
“Duhet ditur se nevoja nuk mund të zërë pozitën e domosdoshmërisë përveçse në rastet në vijim:
1. Kur vërtetohet me siguri prania e nevojës, në kuptimin e saj sheriatik (ligjor islam), i cili përkon me nevojën për të eliminuar dëmin a të metën që pengon drejtimin dhe manovrimin e çështjeve të rëndësisë jetike dhe vijimësinë e kapaciteteve të nevojshme për këtë; pra bëhet fjalë për nevojën reale dhe jo thjesht imagjinare apo për ambicien për të dal i fituar [për të mos rënë në shpenzime] ose bërë jetë komode dhe të rehatshme.Lexoni më tepër
Kurse në vija të përgjithshme, domosdoshmëria që e bën të lejuar haramin (të paligjshmen), është ajo të cilën nëse personi nuk e bën, dëmtohet në njërën nga pesë domosdoshmëritë sheriatike, të cilat janë: feja, trupi (jeta), shumëzimi i brezave (familja), mendja dhe pasuria. Më konkretisht, lejimi i kryerjes së haramit për arsye domosdoshmërie, nuk është çështje e hapur, por i nënshtrohet kushteve të vendosura nga sheriati (ligji islam).
Pikërisht në lidhje me këtë çështje, dr. Abdullah Et-Tuhemi thotë:
“Ka disa kushte dhe kufij, që duhet të jenë patjetër të pranishëm që një gjendje të quhet domosdoshmëri (e padiskutueshme) sheriatike (ligjore islame). Një gjendje e caktuar nuk mund të quhet domosdoshmëri [sipas jurisprudencës islame], nëse nuk është i pranishëm qoftë edhe një nga këto kritere, të cilat po i parashtrojmë për ty me orinetimet përkatëse lidhure me to:
1. Zbatimi i direktivës dominuese ndaluese [mosrënia në haram], të pasohet me dëmtim në pesë domosdoshmëritë sheriatike [të cilat janë: feja, trupi (jeta), shumëzimi i brezave (familja), mendja dhe pasuria]; sikurse rasti kur i detyruari rrezikohet të humbë jetën nëse nuk ha prej ngordhësirës.Lexoni më tepër
Po në këtë kontekst, dijetari i shquar Ibn El-Uthejmini thotë: “Një domosdoshmëri e lejon haramin [rënien në të], vetëm me dy kushte: [së pari] të dihet se domodoshmëria e personit nuk mund të eliminohet vetëm se me këtë (haram) dhe [së dyti] të dihet se domodoshmëria e personit mund të eliminohet me këtë (haram).”3
Bazuar në sa u tha, kushtet e përmbledhura të lejimit të veprimit të haramit në rast domosdoshmërie janë: (së pari) prania e domosdoshmërisë, (së dyti) të mos ketë mjet tjetër për eliminimin e domosdoshmërisë, përveçse veprimi i këtij harami, (së treti) të jetë e sigurt prerazi (pa asnjë dyshim) se veprimi i këtij harami do ta eliminojë domosdoshmërinë dhe (së katërti) kjo domosdoshmëri të mos cenojë (ndesh në) një domosdoshmëri tjetër më të madhe apo të njëjtë me të.
Allahu e di më mirë. KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT
KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT