Numri i fetvasë: 84 LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
Kategoria: PËRKUFIZIMI-DISPOZITA-LLOJET E KAMATËS
4 984 shfletues/klikues LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
Pyetje: LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
Kemi dëgjuar për kamatën tradicionale të njohur me termin e bankave si kredi. Por kemi dëgjuar se sipas Islamit ka edhe raste të tjera të shkëmbimeve tregtare dhe transaksioneve monetare, të cilat mund që konsiderohen kamatë. A mund të na i sqaroni më konkretisht llojet e kamatës nën këndvështrimin e jurisprudencës islame?
Përgjigjja: LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër
Dijetarët muslimanë kanë theksuar se llojet e kamatës janë dy.
Lloji i parë i kamatës: Kamatëvonesa apo kredia/shtesa përmbi borxhin bazë (fillestar):
Ky lloj i kamatës përbën llojin tradicional të saj në kuptimin e njohur nga masa e gjerë. Me të nënkuptohet shtesa e paguar krahas borxhit, që debitori (borxhmarrësi) duhet t’i japë kreditorit (borxhdhënësit), për shkak të zgjatjes së afatit të shlyerjes së këtij borxhi.Lexoni më tepër
Lloji i dytë i kamatës: Kamata/Shtesa përmbi kapitalin bazë (fillestar):
Ky lloj i kamatës është subjekt i jurisprudencës islame. Ai ndodh kur kapitalet (paratë apo mallrat) e shkëmbyera janë të të njëjtit lloj dhe njëri prej tyre paguhet përmbi vlerën (masën a peshën) e tjetrit.Lexoni më tepër
Teksti bazë hyjnor mbi të cilin janë bazuar juristët muslimanë në dispozitat lidhur me kamatën/shtesën përmbi kapitalin bazë (fillestar) të parasë dhe mallrave të caktuar, është thënia profetike: “[Shkëmbehet] Ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grur, elbi me elb, hurma arabe me hurmë arabe, kripa me kripë, ekzemplar (tip) për ekzemplar (tip) [të të njëjtit soj], masë për masë [në masë të barabartë], dorë më dorë [duke u dhënë i gjithë malli dhe paguar i tërë çmimi në vendin e kryerjes së shitblerjes]. (Kush shton ose kërkon shtesë, ka përdorur kamatën, ku marrësi dhe dhënësi janë njëjtë.) Po qe se këto lloje ndryshojnë, atëherë shitblerjen bëjeni si të doni [shkëmbeni në masë të barabartë ose duke shtuar], përderisa ajo bëhet dorë më dorë.”1
Këto kapitale janë quajtur të llojit kamator, për arsye se moszbatimi i rregullave hyjnore të shkëmbimit të tyre, shpie në kamatë dhe e prish automatikisht aktin e shitblerjes së tyre.
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) janë të mendimit se në grupin e kapitaleve (parave dhe mallrave) kamatorë, përveç gjashtë kapitaleve të cekur në tekstin e mësipërm profetik, hyjnë edhe të gjithë kapitalet (paratë dhe mallrat) që janë në pozitën e këtyre të gjashtëve.
Më konkretisht, shkëmbimet e kapitaleve kamatorë i takojnë tre kalsifikimeve:
Klasifikimi i parë: Shkëmbimi i të njëjtit lloj dhe i të njëjtit shkaku kamator, ku:
a. me të njëjtin lloj nënkuptohet lënda bazë e e mallit, e cila në rastin e arit është ari, në atë të grurit gruri e kështu me radhë;
b. me të njëjtin shkak kamator, nëkuptohet sa vijon:
· sa i përket arit dhe argjendit, mendimi më parësor (i cili përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë Ibn Kudame El-Makdesiun, Ibn Tejmijen, Ibn El-Kajimin dhe shumë dijetarë bashkëkohorë) është se shkaku kamator i arit dhe argjendit është: të qenët e tyre prej mjeteve/vlerave monetare, ku hyjnë gjithashtu të gjitha mjetet monetare (paratë në qarkullim), të cilat janë në pozitën e arit dhe argjendit.Lexoni më tepër
· sa i përket grurit, elbit, hurmës arabe dhe kripës, lidhur me shkakun kamator të tyre, juristët muslimanë kanë dy mendime kryesore, si vijon:
Mendimi i parë: Mendimi i Ibn Kudame El-Makdesiut, Ibn Tejmijes, Ibn El-Kajimit dhe shumë dijetarëve bashkëkohorë (që përbën dhe mendimin më parësor) është se shkaku kamator i grurit, elbit, hurmës arabe dhe kripës, është: të qenët e tyre ushqyese (lëndë ushqimore) krahas të qenët e tyre të peshueshëm ose të matshëm (me enë standarte mase);
Mendimi i dytë: medh’hebi maliki ka mendimin se shkaku i kamatës/shtesës përmbi kapitalin bazë (fillestar) në rastin e këtyre mallrave është: të qenët e grurit, elbit, hurmës arabe dhe kripës lëndë ushqimore (ky është edhe mendimi i medh’hebit shafi’i dhe një prej mendimeve të hanbelive) të depozitueshme.Lexoni më tepër
Mendimi i tretë: medh’hebi hanefi (përfshirë Ibn Rushdin) ka mendimin se shkaku kamator është të qenët e grurit, elbit, hurmës arabe dhe kripës lëndë (mallra) të sojeve të veçanta që maten me enë standarte mase/vëllimi.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME
- Muslim 1587, pjesa mes kllapave rrumbullake vjen tek Muslimi 1584. ↩