JETA E VËRTETË

MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE

Numri i fetvasë: 85 MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE

Kategoria: VEPRIMET ME BANKAT

3 522 shfletues/klikues MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE


 Pyetje: MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE


Duke qenë se paratë tona nuk mund t’i mbajmë në shtëpi për arsye sigurie, i kemi dërguar ato në një bankë greke me interes 0%. Cila është dispozita për mbajtjen e parave në bankat kamatore? Po në rrethana si këto që ju përmenda më sipër?


 Përgjigjja: MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kamata është një nga mëkatet më madhore në Islam dhe kjo dispozitë mbi kamatën mbështetet në tekstet hyjnore të Kuranit dhe Sunetit (Traditës Profetike), si dhe mbështet edhe në konsensusin e dijetarëve muslimanë.Lexoni më tepër

Teksti bazë hyjnor mbi të cilin janë bazuar juristët muslimanë në dispozitat lidhur me kamatën, është thënia profetike: [Shkëmbehet] Ari me ar, argjendi me argjend… (Kush shton ose kërkon shtesë, ka përdorur kamatën, ku marrësi dhe dhënësi janë njëjtë.) Po qe se këto lloje ndryshojnë, atëherë shitblerjen bëjeni si të doni [shkëmbeni në masë të barabartë ose duke shtuar], përderisa ajo bëhet dorë më dorë.1

Juristët muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) janë të mendimit se në dispozitën e arit dhe argjendit hyjne edhe paratë në qarkullim.Lexoni më tepër

Ndërsa lidhur me pyetjen e parashtruar, dijetarët muslimanë theksojnë se muslimanit nuk i lejohet që t’i vendosë paratë në banka që veprojnë me kamatë, përveçse nëse është i detyruar për një gjë të tillë, si p.sh. në rastin kur në vendin e tij nuk ka banka islame dhe ai ka frikë se paratë e tij mund t’i humbasin apo cenohen; ose kur muslimani është rrogëtar apo përfitues financiar dhe paratë që i takojnë nuk mund t’i marrë vetëm se përmes një banke të caktuar kamatore dhe si rrejdhojë është i detyruar të hapë llogari bankare në këtë bankë.

Vetëm në rastet në fjalë lejohet vendosja e parave në bankën kamatore, por me kushtin që llogaria bankare e hapur të jetë llogari rrjedhëse pa kamatë.

Ndërsa nëse supozohet se muslimani është i detyruar të hapë llogari në një bankë sistemi i të cilës gjeneron automatikisht kamatë për çdo llogari të hapur dhe ku muslimani nuk mund ta kushtëzojë aspak bankën që llogaria e tij bankare të jetë pa kamatë, në këtë rast muslimanit nuk i lejohet kurrsesi ta përdorë kamatën për shpenzimet e tij personale apo familjare, por ai e merr shumën e detajuar të parave të kamatës (të gjendur në llogarinë e tij bankare) dhe i shpenzon ato sa më shpejt që ta ketë të mundur për fukarenjtë, nevojtarët ose për interesat publike legjitime dhe këtë shpenzim nuk e bën me nijetin e sadakasë, por e bën me nijetin e likuidimit të parasë haram (të paligjshme).

Allahu e di më mirë. MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE

MBAJTJA E PARAVE NË BANKAT KAMATORE

  1. Muslim 1587, pjesa mes kllapave rrumbullake vjen tek Muslimi 1584.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top