Numri i fetvasë: 114 VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN
Kategoria: TERMINOLOGJI LIGJORE ISLAME
3 110 shfletues/klikues VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN
Pyetje: VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN
A mund ta sqaroni rregullin juridik islam, “vështirësia tërheq lehtësimin”?
Përgjigjja: VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rregulli themelor juridik islam “Vështirësia tërheq (përligj) lehtësimin (thjeshtësimin)”, është një parim konsensual ndër juristët muslimanë.
Së pari: Llojet e nevojës (nevoja e domosdoshme dhe ajo e ngutshme)
Vështirësia (në arabisht “El-Meshekka / EL-MESHEǨ-ǨAH”) ose ngushtimi (në arabisht “El-Haraxh / EL-ȞARAXH”), që tërheqin apo përligjin dispozita lehtësuese në sheriat (ligjin islam), janë dy llojesh:
Lloji i parë: Domosdoshmëria (nevoja e pashmangshme)
Ky term i referohet në arabisht artikulimit “El-Darurah / EĎ-ĎARUURAH”, i cili nënkupton situatën kur njeriu nëse nuk kryen veprimin e ndaluar, mund të vdesë ose të shkojë në prag të vdekjes; p.sh. nevoja e pashmangshme për të ngrënë ose pirë, e tillë që tek personi ka më shumë përparësi mendimi i sigurt se nëse ai mbetet në këtë gjendje urie ose etje, do të vdes ose do t’i prishet (shkatërrohet / dalë jashtë funksionit) ndonjë prej gjymtyrëve të tij.Lexoni më tepër
Lloji i dytë: Nevoja e ngutshme (shtrëngesa)
“El-Haxhe (nevoja e ngutshme) përdoret [gjuhësisht] për nevojën dhe çfarë nevojitet. Kurse në kuptimin terminologji, EL-ȞAAXHE (siç e ka përkufizuar imami i shquar Esh-Shatibiu) është: ‘Çfarë nevojitet në aspektin e zgjerimit dhe daljes nga ngushtësia (shtrëngesa), [që është një nevojë e tillë] që në të shumtën e rasteve shpie në El-Haraxh (ngushtim / zor a gjendje kritike) dhe në EL-MESHEǨ-ǨAH (vështirësi / mundim), të tillë që angazhon cenimin e El-Maslahas / EL-MAŜLAȞA-s (dëmtimin e interesit/përfitimit të synuar) dhe që [kjo nevojë e ngutshme është e tillë që] nëse ajo nuk merret parasysh, personave përgjegjës (MUKELEFINËVE / personave të ngarkuar me normat sheriatike) – në përgjithësi – u shkaktohet El-Haraxh-i (ngushtim / zor) dhe El-Meshekka (vështirësi / mundim). Dijetarët e normave bazë juridike islame (Usulijunët / UŜULIJUNËT) e konsiderojnë El-Haxhe (nevojën e ngutshme) si një prej gjendjeve / pozitave të El-Maslahas/EL-MAŜLAȞA-s (interesit / dobisë), [të gjendur] mes Darurijut / ĎARURIJ-ut (interesit të domosdoshëm) dhe Tehsinijut / TEȞSINIJ-ut (interesit përmirësues / kompletues).”2Lexoni më tepër
Juristët muslimanë janë të mendimit se ashtu si në rastin e “nevojës së domosdoshme”, tolerimet sheriatike (lehtësimet ligjore islame) bëhen të lejueshme edhe në rastin e “nevojës së ngutshme”. Për më tepër, juristët muslimanë janë të mendimit se “nevoja e ngutshme”, specifike apo e përgjithshme qoftë ajo, fiton statusin / rangun e “nevojës së pashmangshme”.
Së dyti: Llojet e tolerimeve / lehtësimeve (Rukhsat / RUKHŠAH) në ligjin islam
Subjektet në lidhje me të cilat sheriati (ligji islam) ka bërë tolerime / lehtësime, quhen në arabisht “Rukhsah” dhe në varësi me çështjet me të cilat ato kanë të bëjnë, janë dy llojesh:
Së pari: çështje të përcaktuara: si shtrëngimi nga uria, i cili e bën të lejuar ngrënien e ushqimeve të ndaluara; udhëtimi, i cili e bën të lejuar faljen e shkurtuar të namazeve katër rekatësh, veprimin e prishësve të agjërimit dhe lënien e xhumasë; sëmundja, e cila e bën të lejuar veprimin e prishësve të agjërimit, mosqëndrimin në këmbë në namazet e detyrueshme; detyrimi me forcë, i cili e bën të lejuar thënien e fjalëve felëshuese etj.;
Së dyti: çështje të papërcaktuara: ku hyjnë çështjet që ndryshojnë në varësi të nevojave të ndryshme personale, gjendjes dhe situatës së çdonjërit, prandaj muslimani që bie në këto çështje dhe nuk i di dispozitat përkatëse të tyre, ka për detyrë që të pyes një dijetar të përgjegjshëm dhe më pas të veprojë sipas orientimeve të tij.
Allahu e di më mirë. VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN
VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN