SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN

Numri i fetvasë: 76 SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN

Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA

1 654 shfletues/klikues SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN


 Pyetje: SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN


Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje Ramazanin, a e ka për detyrë që ta kompensojë (kryej kaza) agjërimin e pakryer pasi të pendohet? Nëse po, si vepron?


 Përgjigjja: SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje (pa arsye) muajin e Ramazanit dhe më pas është penduar, i takon njërës prej dy situatave në vijim dhe pikërisht në varësi të çdonjërës prej tyre, vijnë edhe mendimet në vijim të dijetarëve lidhur me kryerjen e agjërimit të mbartur nga personi në fjalë:

Situata e parë1: Nëse e ka nisur agjërimin e Ramazanit dhe pastaj e ka prishur brenda kohës së agjërimit, me njërën nga dy mënyrat në vijim:

Mënyra e parë: Nëse e ka prishur atë me ngrënie a pirje prej ushqimeve të zakonshme2; për këtë rast juristët muslimanë ndajnë dy mendime kryesore:

Mendimi i parë: Medh’hebi hanefi dhe maliki kanë thënë se në këtë rast ky person duhet të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut, ta agjërojë më vonë këtë ditë dhe ta kompensojë këtë faj të bërë duke kryer kefaratin (shlyerjen) e rreptë3;

Mendimi i dytë: Medh’hebi shafi’i dhe hanbeli (i cili përbën mendimin më të fuqishëm që i përket shumicës) thonë se në këtë rast ky person duhet të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut, ta agjërojë më vonë këtë ditë dhe nuk e ka për detyrë ta kryej kefaratin (shlyerjen) e rreptë.Lexoni më tepër

Mënyra e dytë: Nëse e ka prishur atë me marrëdhënie seksuale; për këtë rast, të gjithë juristët janë të pajtimit se personi duhet të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut, ta agjërojë më vonë këtë ditë dhe ta kompensojë këtë faj të bërë duke kryer kefaratin (shlyerjen) e rreptë.

Situata e dytë4: Nëse personi nuk ka bërë fare nijet (qëllim) që me natë për të agjëruar Ramazanin, por e ka lënë agjërimin e tij krejt mbas dore dhe as që e ka nisur fare; për këtë rast juristët muslimanë kanë dy mendime kryesore:

Mendimi i parë: Për rastin në fjalë, shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) janë të mendimit (që është më i fuqishmi) se ky person e ka për detyrë të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut dhe t’i agjërojë kaza (t’i kryej më pas) të gjitha ditët e pakryera të agjërimit të Ramazanit.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Një grup dijetarësh të tjerë (prej të cilëve edhe Ibn Tejmije dhe Ibn Hazmi), kanë thënë se personit që e ka çelur agjërimin me dashje, nuk i bën dobi që ta shlyejë këtë agjërim të pakryer, sepse ai e ka lënë pa kryer adhurimin në kohën e tij përkatëse pa pasur asnjë arsye sheriatike (justifikim ligjor islam), prandaj i tilli nuk ka më asnjë mundësi që ta kryej atë më pas (nuk i bën dobi kryerja e mëpastajme). Mendimin në fjalë, këta dijetarë e mbështesin në faktin se teksti hyjnor mbi kryerjen e mëpastajme (kaza) të adhurimit, ka ardhur vetëm për rastin kur i ngarkuari me adhurim nuk e kryen atë në kohën e duhur për një arsye sheriatike, si: mbetja në gjumë apo harresa në rastin e faljes, ose udhëtimi apo sëmundja në rastin e agjërimit etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN

SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Përmes termit ushqime të zakonshme, përjashtohen ushqimet e pazakonta, si ngrënia e kokrrave të pagatuara të orizit etj., lidhur me të cilat juristët muslimanë janë të pajtimit se personi që i ha ato në Ramazan, ka për detyrë vetëm që të agjërojë më vonë ditën e prishur të agjërimit dhe jo të shlyej kefaren e rreptë (El-Kefare El-Mugaladha). Shih: islamport.
  3. Kefarati/Shlyerja e rreptë: Shlyerje që kryhet në një formë të tillë që për çdo ditë agjërimi të prishur pa justifikim sheriatik: (a) çlirohet një skllav musliman (gjë që i përket kohës kur ka skllevër), ose në pamundësi të kësaj (b) agjërohen dy muaj pa ndërprerje, ose në pamundësi të kësaj (c) ushqehen 60 të varfër (shih: islamweb).
  4. Shih: islamweb, shamela dhe islamqa.
  5. Ta Ha: 82.
KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.