Numri i fetvasë: 425 KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
Kategoria: EZANI DHE IKAMETI
219 shfletues/klikues KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
Pyetje: KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
Cili është kuptimi dhe cila është dispozita e ezanit sipas mendimit të juristëve muslimanë?
Përgjigjja: KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë në lidhje me kuptimin dhe dispozitën e ezanit janë shprehur si vijon1:
arabishtمعني وحكم الأذان:
Së pari: Aspekti gjuhësor dhe terminologjik
Aspekti gjuhësor (etimologjik): Kuptimi i ezanit në aspektin gjuhësor është informim (njoftim), siç vjen në thënien kuranore: “Thirri njerëzit për haxhillëk…”2; pra njoftoi njerëzit rreth kësaj.
Aspekti terminologjik: Kuptimi i ezanit në aspektin terminologjik (sipas jurisprudencës islame) është adhurimi i Allahut përmes njoftimit të kohës në namazit të obligueshëm, që bëhet me fjalë të ditura, të transmetuara prej traditës (profetike) dhe me tipar të veçantë.
arabishtأولاً :
الأذان لغةً : الإعلام ، قال الله تعالى : وأذن في الناس بالحج الحج / 27 ، أي : أعلمهم به .
6وشرعاً : التعبد لله بالإعلام بوقت الصلاة المفروضة ، بألفاظ معلومة مأثورة ، على صفة مخصوصة .
Së dyti: Juristët muslimanë kanë rënë dakord se ezani është prej veçorive të Islamit dhe simboleve të spikatura të tji; ndërkaq, në lidhje me dispozitën e ezanit, ata kanë dy mendimet kryesore si vijon:
arabishtثانياً : اتفق الفقهاء على أن الأذان من خصائص الإسلام وشعائره الظاهرة . ولكنهم اختلفوا في حكمه.
Mendimi i parë: Ezani është farz kifaje (obligim i mjaftueshëm), që përbën pikërisht mendimin e imam Ahmedit, përzgjedhjen e Ibën Tejmijes dhe të disa bashkëkohorëve si Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.
arabishtفقيل : إنه فرض كفاية : وهو مذهب الإمام أحمد واختاره شيخ الإسلام ابن تيمية ، ومن المعاصرين : الشيخ ابن عثيمين رحمه الله .
Mendimi i dytë: Ezanit është sunet i fortë (shumë i pëlqyeshëm).
arabishtوقيل : إنه سنة مؤكدة .
– Mendimi i saktë (sipas disa juristëve të shquar muslimanë) është se ezani është farz kifaje, pra nëse atë e bën dikush që mjafton, mëkati bie nga të tjerët.
arabishtوالصواب من القولين أنه فرض كفاية ، فإذا قام به من يكفي سقط الإثم عن الباقين .
Fakti se ezani është farz kifaje, do të thotë se nëse ezani i bërë dëgjohet në një vend (vendbanim) të caktuar, kaq është e mjaftueshme dhe në këtë rast nuk është obligim që ezanin në këtë vend ta bëjnë të gjithë xhematet apo grupet e këtij vendi. Ndërkaq më parësore dhe më mirë është që edhe personi që falet i vetëm të mos e lërë pa bërë ezanin.
arabishtوينبني على كون الأذان فرض كفاية أنه إذا أذن في البلد من يسمعها فقد حصلت الكفاية فلا يجب حينئذ الأذان على كل جماعة ، وإن كان الأولى والأفضل ألا يترك الأذان ولو كان المصلي منفرداً.
Allahu e di më mirë. KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT
Poshtëshënim:
- Shih: islamqa.
- Shih: El-Haxh: 27.