Numri i fetvasë: 4 AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
Kategoria: KUSH VDES ME AGJËRIM TË PASHLYER
48 255 shfletues/klikues AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
Pyetje: AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
Nëse agjëroj disa ditë të Ramazanit me nijetin për të plotësuar agjërimin e një personi që ka vdekur, këto ditë në agjërimin që më përket mua mbeten të paplotësuara. A duhet që unë t’i plotësoj ato kaza (më vonë) pas Ramazanit?
Përgjigjja: AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Muslimani/a e ka obligim që ta agjërojë për vete muajin e Ramazanit, sepse agjërimi i këtij muaji është farz ajn1 (detyrim personal) për të. Nuk lejohet kurrsesi agjërimi i Ramazanit ose disa prej ditëve të tij me nijetin2 për të plotësuar agjërimin e Ramazanit që i ka mbetur pa agjëruar një personi që ka vdekur, por çdo agjërues i Ramazanit duhet të bëjë nijetin që ta agjërojë Ramazanin për veten e tij?
Kurse agjërimin për të vdekurin e afërm musliman, të cilit i ka mbetur pa kryer një agjërim i obligueshëm (si: agjërimi i plotë ose i pjesshëm i Ramazanit, i zotimit / betimit etj.), juristët muslimanë e trajtojnë duke iu referuar dy rasteve në vijim3:
Rasti i parë: Nëse i vdekuri musliman nuk e ka pasur të mundur ta kryejë agjërimin e obliguar as në kohën e caktuar të këtij agjërimi dhe as kaza4 (pas kohës së tij të caktuar), për një arsye ligjore të pranishme tek ai deri kur ka vdekur, si udhëtimi, sëmundja serioze, zakonet (për gratë) etj. Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë5 është se në këtë rast ky person konsiderohet i justifikuar (nuk mbetet borxhli), prandaj s’ka përse të nxirret për të ushqim nga trashëgimia e lënë prej tij (dhe – bazuar në mendimin lejues të agjërimit për të vdekurin – as lejohet/kërkohet të agjërohet për të nga trashëgimtarët e tij6).7
Rasti i dytë: Nëse i vdekuri musliman ka lënë agjërim të obliguar pa kryer, me ose pa arsye dhe para vdekjes ka mundur ta kryente atë kaza.
Mendimet kryesore për këtë rast janë:
Mendimi i parë: Për këtë të vdekur nuk vlen që të agjërojë i afërmi i tij apo tjetërkush, porse trashëgimtarët e këtij të vdekuri duhet të nxjerrin nga trashëgimia e tij një mud8 ushqim bazë (oriz etj.), për çdo ditë që i ka mbetur atij pa agjëruar.Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Agjërimi për këtë të vdekur nga i afërmi i tij (pra nga një trashëgimtar apo i afërm i tij i gjakut) ka bazë ligjore islame, porse thuajse krejt juristët muslimanë shprehen se ky agjërim, për të afërmin e të vdekurit nuk është i detyrueshëm por mustehab10 (e pëlqyeshme)11.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN
- Farz ajn: Detyrim personal sheriatik (ligjor islam). ↩
- Nijeti: Qëllimi apo vendimi për të kryer diçka. ↩
- Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb. ↩
- Kaza: Kryerja e obligimit sheriatik (ligjor islam) pas kohës së tij të caktuar. ↩
- Ky mendim mbështetet nga medh’hebit hanefi, maliki, shafi’i dhe shumica dërrmuese thuajse konsensuale e juristëve muslimanë. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Mud: Dypëllëmbësh i barasvlershëm me rreth 750 gr. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpëblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Vali: Përgjegjës apo kujdestar, i cili gëzon fuqi ligjore sheriatike (islame) lidhur me drejtimin dhe ekzekutimin e çështjeve të caktuara të një individ apo grupi individësh. ↩
- El-Bukhari 2952, Muslimi 1147. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Ta Ha: 82. ↩