JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

Numri i fetvasë: 5 AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

6 213 shfletues/klikues AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT


 Pyetje: AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT


A mund të agjërohet në ditën e lindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!)?


 Përgjigjja: AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa i përket ditëlindjes së Profetit (Paqja qoftë mbi të!), ajo që nënkuptohet është dita në të cilën ai (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur dhe kjo ditë në origjinë, sipas haditheve të sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), i ka takuar që të ketë qenë ditë e hënë (në arabisht “JEUMU EL-ITHNEJN”). Gjithashtu një nga shkaqet që ka cekur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) për agjërimin e kësaj dite, është pikërisht fakti se kjo është dita kur ai është lindur.Lexoni më tepër

Kurse sa i përket datës 12 RABIIÂ EL-EUEL3, e cila pretendohet të jetë dita e lindjes së Profetit (Paqja qoftë mbi të!), duhet thënë se për hir të së vërtetës kjo datë nuk gëzon konsensus tek historianët e Islamit që të jetë medoemos dita e ditëlindjes së Profetit (Paqja qoftë mbi të!).

Më konkretisht, agjërimi në datën 12 RABIIÂ EL-EUEL, me konsideratën dhe përshkrimin se ajo është ditëlindja e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), nuk qëndron për dy arsye:

E para: sepse kjo ditë nuk gëzon konsensus të jetë vërtet ditëlindja e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), pasi përveç thënies se profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) është lindur më 12 RABIIÂ EL-EUEL, janë thënë edhe një sërë thëniesh të tjera.

Së dyti: mund të ndodhë që kjo ditë t’i takojë të bjerë në një ditë në të cilën agjërimi është mekruh4, sikurse në ditën e premte apo ditën e shtunë, pasi dita e premte dhe ajo e shtunë, janë ditë që është e papëlqyeshme të veçohen me agjërim. Lexoni më tepër

Kurse sa i përket agjërimit të të hënës së çdo jave duke e falënderuar Allahun e Madhëruar për sjelljen në jetë të profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) pikërisht në këtë ditë të javës, e tillë gjë është e lejuar sheriatikisht5.

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

  1. Muslimi 1162.
  2. Shih: islamqa.
  3. RABIIÂ EL-EUEL: Muaji i tretë i kalendarit hënor.
  4. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  5. Sheriatikisht: Sipas ligjit islam.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top