JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ

Numri i fetvasë: 198 DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ

Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT DHE LËNËSIT TË TIJ

4 815 shfletues/klikues DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ


 Pyetje: DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ


Nëse një person e pranon se falja e namazit është një detyrim dhe urdhër hyjnor bazë i fesë islame, por nuk falet nga dembelizmi, a rrezikon ai që të dalë nga Islami (të bëjë felëshim)?


 Përgjigjja: DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se, personi që nuk falet dhe e mohon faktin që namazi është detyrim dhe urdhër hyjnor, del nga Islami.1

Kjo dispozitë bazohet në tekstet e shumta kategorike kuranore dhe profetike, ndër të cilat përmendim sa vijon:

Allahu i Lartmadhëruar ka urdhëruar që namazi të falet rregullisht në çdo rrethanë: në udhëtim e në vendbanim, në kohë paqeje e kohë lufte, në gjendje të shëndoshë e në gjendje të sëmurë dhe të kryhet sipas mundësive, duke thënë: “Falini rregullisht namazet!2

Po kështu lidhur me obligimin kategorik të faljes së namazit, në Kuran vjen:

Faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.3Lexoni më tepër

Kurse Profeti (Paqja qoftë mbi të!), lidhur me domosdoshmërinë e faljes së namazit, ka thënë:

Kreu i çështjes [së fesë] është Islami [dy dëshmitë islame] dhe shtylla e saj [fesë] është namazi9; pra feja s’qëndron pa bazamentin e saj, namazin.

Islami është ndërtuar mbi pesë (themele): Dëshmia se s’ka zot (të adhuruar) tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit…10; themeli i ndërtesës është baza, pa të cilën ajo s’qëndron dot.Lexoni më tepër

Dijetarët muslimanë kanë theksuar njëzëri se nëse namazi farz nuk falet në kohën e tij përkatëse pa arsye, e tillë gjë konsiderohet mëkat i madh, më i rëndë edhe se kurvëria, vjedhja, pirja e alkoolit dhe vrasja e padrejtë e njeriut.15

Ndërsa për atë që pohon se namazi është detyrim / urdhër hyjnor, por nuk e fal atë nga dembelizmi, juristët muslimanë kanë dy mendimet kryesore16 në vijim:

Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), janë të mendimit se kush pohon se namazi është detyrim (obligim / urdhër) hyjnor dhe nuk e fal atë nga dembelizmi, nuk bie në felëshim (nuk del prej fesë islame) dhe rrjedhimisht nuk i asgjësohen veprat e tij.

Mendimi i dytë: Një numër i shumtë dijetarësh muslimanë (përfshirë qëndrimin e transmetuar nga shumica e selefëve – sahabëve / shokëve të Profetit17 dhe tre gjeneratave të para të dijetarëve muslimanë,- si dhe mendimin më të shquar të medh’hebit hanbeli), janë të mendimit se personi që nuk e fal namazin (sidomos ai që nuk e fal fare) qoftë edhe nga dembelizmi, edhe nëse pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor, ka rënë në felëshim (ka tradhtuar fenë islame) dhe automatikisht të këtillit i asgjësohen të gjitha veprat.18Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ

DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ

  1. Shih: islamweb  dhe saaid.
  2. El-Bekare: 283.
  3. En-Nisa: 103.
  4. El-Mudethir: 42-43.
  5. Çdo shkronjë dhe çdo fjalë e tij është e Zotit, për udhëzimin e njerëzimit.
  6. Namazi është shtylla e dytë e Islamit. Ai është një ritual i posaçëm i përbërë nga leximi i pjesëve të caktuara prej Kuranit dhe nga recitime lavdesh e lutjesh për Zotin, të kombinuara me lëvizje të veçanta. Namazi është i detyrueshëm të kryhet nga çdo besimtar pesë herë në ditë në kohë të caktuara.
  7. Shpenzojnë në të mirë të njerëzve, përfshi këtu edhe zeqatin – 1/40 e pasurisë –, që është detyrim financiar për çdo mysliman të pasur.
  8. El-Bekare: 2-4. Pra të udhëzuarit në rrugën e drejtë dhe të devotshmit dallohen për: 1) besimin në të padukshmen; 2) faljen e rregullt të namazeve; 3) shpenzimin në të mirë të të tjerëve; 4) besimin në Mesazhin që i është shpallur Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!); 5) besimin në të gjithë Librat e mëparshëm Hyjnorë dhe 6) besimin e patundur në jetën e përtejme.
  9. Et-Tirmidhi 2616; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  10. El-Bukhari 8, Muslimi 16.
  11. Muslimi 82.
  12. Ahmedi 25121,  25271, Ebu Jeale 4566, El-Hakim 49, 8161, En-Nesai (Es-Sunenu El-Kubra) 6316; Albani ka thënë se hadithi është “sahih li gajrihi/i vërtetë për motive të jashtme”.
  13. Ebu Daudi 864, Et-Tirmidhi 413, En-Nesai 465; Albani në “Sahihu Suneni Et-Tirmidhi, ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
  14. El-Bukhari 553.
  15. Shih: islamweb.
  16. Shih: islamweb.
  17. Shih: dorar.
  18. Shih: islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top