JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM

Numri i fetvasë: 8 SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM

Kategoria: FALJA E NAMAZIT PAS KOHËS SË TIJ-KAZA

3 933 shfletues/klikues SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM


 Pyetje: SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM


A mund t’i falim namazet farz që na kanë kaluar, në namazin pasardhës (kaza)?


 Përgjigjja: SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Falja e namazit farz1 në kohën e tij është detyrim. Dijetarët kanë theksuar se kur namazi farz nuk falet në kohën e vet, për ndonjë arsye të konsideruar apo pranuar fetarisht- si për shembull nga harresa, mbetja në gjumë pasi janë marrë të gjitha masat e zgjimit etj.,- atëherë koha e faljes së tij është sapo të kujtohemi.Lexoni më tepër

Ndërsa, kur namazi farz nuk falet në kohën e tij përkatëse pa arsye, e tillë gjë konsiderohet mëkat i madh, i cili e angazhon personin të pendohet dhe ta falë këtë namaz farz të neglizhuar, në kohën më të afërme të mundshme.

Dijetarët muslimanë kanë theksuar njëzëri se nëse namazi farz nuk falet në kohën e tij përkatëse pa arsye, e tillë gjë konsiderohet mëkat i madh, më i rëndë edhe se kurvëria, vjedhja, pirja e alkoolit dhe vrasja e padrejtë e njeriut.2

Për sa i përket shkuarjes kaza3 për shkak të neglizhencës, të njërit prej namazeve më delikate, atij të sabahut (agimit), Profeti (Paqja qoftë mbi të!) na ka bërë me dije se ky neglizhues do të ndëshkohet shumë rëndë në jetën e varrit; lëre më për namazet e tjera, falja e të cilave është shumë më e thjeshtë dhe komode…

Gjithashtu pyetja e parë me të cilën do të fillojë gjykimi i personit në Ditën e Gjykimit është, se si i ka pasur punët me namazin e detyruar dhe nëse shkon mirë puna me atë, paskëtaj çdo gjë shkon mirë, përndryshe çdo gjë shkon keq.

Tek falja e namazit në kohën e vet, sidomos atij të sabahut, muslimani kontrollon sinqeritetin dhe vërtetësinë e dashurisë që ka për Allahun e Lartësuar, pasi siç dihet, një dashuri për të cilën nuk sakrifikohet, është e shtirur.

Allahu e di më mirë. SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM

SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM

  1. Farz: I detyrueshëm.
  2. Shih: islamweb.
  3. Kaza: Jashtë kohës përkatëse.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top