“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Doja një informacion të gjerë nëse është e mundur, rreth namazeve, kur ato dalin kaza, p.sh. cila është radhitja e faljes së tyre; kur për shembull ke falur sabahun dhe namazet e tjera nuk i ke falur (ngaqë ke qenë në spital i helmuar apo sëmurë).
Përgjigjja: SHLYERJA E NAMAZEVE KAZA NGA I SËMURI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me parashtrimin e mësipërm thuhet sa vijon1:
Më ndodhi një ditë që më kapi një gjumë i thellë nga mëngjesi dhe nuk u përmenda vetëm se kur më zgjuan shokët në perëndimin e diellit. Çfarë duhet pasur parasysh për raste të tilla?
Përgjigjja: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me mbetjen në gjumë të thellë thuhet sa vijon1:
Së pari: Gjumi i tepërt konsiderohet i papëlqyeshëm (mekruh2)
Juristët muslimanë e konsiderojnë të papëlqyeshëm (mekruh) gjumin e tepërt, pasi prej tij njeriu humbet kryerjen e sa e sa veprave të mira (adhurimeve) që mund të bëhen gjatë ditës dhe sigurisht që kjo papëlqyeshmëri vlen nëse ky gjumë i tepërt nuk shpie në çuarjen dëm të ndonjë detyrimi fetar (si namazi p.sh.) apo në rënie në ndonjë haram (vepër të paligjshme).
A mund t’i falim namazet farz që na kanë kaluar, në namazin pasardhës (kaza)?
Përgjigjja: SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Falja e namazit farz1 në kohën e tij është detyrim. Dijetarët kanë theksuar se kur namazi farz nuk falet në kohën e vet, për ndonjë arsye të konsideruar apo pranuar fetarisht- si për shembull nga harresa, mbetja në gjumë pasi janë marrë të gjitha masat e zgjimit etj.,- atëherë koha e faljes së tij është sapo të kujtohemi.