Numri i fetvasë: 9 DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
3 556 shfletues/klikues DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
Pyetje: DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
Kam dëshire të filloj të falem. Dua të di se a ka ndonjë dua (lutje) të veçantë për fillestarët?
Përgjigjja: DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Ju siguroj që vendimi juaj për t’u falur, është vendimi më i rëndësishëm dhe më i çmuar i jetës suaj.Lexoni më tepër
Çdo fillim, që të jetë sa më i mirë dhe sa më i qëndrueshëm, kërkon të njohësh nga njëra anë disfatat a humbjet që të presin në rastin e mosarritjes së destinacionit apo finishit të kërkuar dhe nga ana tjetër trofetë a përfitimet që të presin në rastin e arritjes në destinacion. Prandaj duhet që të njiheni sa më shumë me disfatat që e presin mosfalësin e namazit dhe trofetë që e presin falësin e tij.
Ndërkaq duhet të filloni menjëherë faljen e namazit, qoftë edhe duke mbajtur fillimisht përpara një fletë udhërrëfyese mbi namazin (shih: LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT).
Kurse udhëzimin e pastrimit dhe faljes mund ti merrni në dy linqet Pastërtia e muslimanit dhe Namazi i Muslimanit (Si të falem), duke pasur parasysh rekomandimet e linkut “LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT“.
Do t’ju sugjeroja që t’i luteni Allahut me duanë (lutjen) kuranore:
“O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!”1;
si dhe t’i luteni Allahut me duanë (lutjen) profetike:
“O Kthyesi i zemrave, përforcoje zemrën time në Fenë Tënde!”2.
Allahu e di më mirë. DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE