“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Cili është mendimi i juristëve muslimanë për agjërimin dhe përfundimin e agjërimit të Ramazanit sipas insititucionit fetar islam që drejton komunitetin e muslimanëve në vend, që bazohet në caktimin e kalendarit hënor, sipas përllogaritjeve paraprake astronomike? Po kur Ramazani është caktuar nga insititucioni fetar musliman në vend me 29-të ditë, por disa muslimanë e kanë agjëruar atë me 30-të ditë (bazuar në caktimin e Ramazanit në vende të tjera islame kompetente) dhe disa me 29-të ditë, a duhet që kush ka agjëruar 29-të ditë, ta plotësojë (agjërojë) edhe ditën e 30-të (në fjalë) që s’e ka agjëruar?
Nëse hëna e re nuk shihet me sy të lirë, a lejohet që ajo të llogaritet (caktohet) bazuar në përllogaritjet astronomike, pra a lejohet që në këtë rast hyrja dhe dalja e Ramazanit në veçanti dhe e muajve të tjerë hënorë në përgjithësi, të llogaritet bazuar në këto përllogaritje astronomike? Po për kalendarët vjetorë hënorë në qarkullim, të cilët bazuar në përllogaritjet astronomike nxirren shumë kohë para shikimit të hënës së re të muajit pararendës hënor dhe ndonjëherë një vit apo më shumë përpara kohës reale, cila është dispozita që japin juristët muslimanë?
Dihet fakti konsensual islam se muaji i ri hënor (përfshirë Ramazanin) duhet të caktohet përmes shikimit të hënës së re me sy të lirë. Po nëse hëna e re nuk shihet me sy të lirë, si përllogaritet (caktohet) hëna e re për hyrjen (fillimin) e muajit të ri hënor (përfshirë Ramazanin)?
Përgjigjja: SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dispozita juridike islame se muaji i ri hënor është obligim të caktohet përmes shikimit të hënës së re me sy të lirë (kur një gjë e tillë është e mundur), është një fakt thuajse konsensual në mesin e juristëve muslimanë.
A mund të na shpjegoni rregullin juridik islam të “përllogaritjes (caktimit) të çdo muaji hënor (përfshirë Ramazanin), përmes pamjes së hënës së re me sy të lirë”?
Përgjigjja: CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Bazuar në thënien profetike: “Nëse e shikoni atë (hënën e re) atëherë agjëroni dhe nëse e shikoni [përsëri] ndërpriteni agjërimin”1, konsensusi i tre gjeneratave të para muslimane dhe shumica thuajse konsensuale e juristëve muslimanë – madje janë të shumtë dijetarët që përmendin se në këtë çështje ka ixhma2 (konsensus) të juristëve muslimanë3 – janë të mendimit se fillimi i muajit hënor realizohet kategorikisht kur pas perëndimit të diellit të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, shikohet me sy të lirë hëna e re (e muajit të ri) nga së paku dy dëshmitarë të drejtë (dëshmitarë të besueshëm, të cilët nuk bëjnë mëkate madhore), teksa shikimi i hënës së re të Ramazanit, sipas mendimit më parësor, mjafton të jetë parë nga një dëshmitar i drejtë4. Në këtë rast muaji [ekzistues që po mbaron] hënor (përfshirë edhe Ramazanin) fiksohet në 29 ditë.5
Çfarë kuptimi ka fjala “ramazan” me të cilën emërtohet muaji i Ramazanit dhe a mund të na përmendni disa nga mirësitë (vlerat) e muajit të Ramazanit, të referuara në burimet e tyre autentike hyjnore të transmetimit?
Përgjigjja: ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi i fjalës “Ramazan”
Fjala “Ramazan / Ramadan” vjen prej fjalës arabe “RAMAĎUN / shkrumbim” i brendisë së agjëruesit, kur brendia e tij nxehet prej etjes së madhe që përjeton dhe vjen prej fjalës arabe “RAMĎAA / vapë e madhe”.1
Dje isha e sëmurë dhe nuk e dija do të mundesha apo jo të agjëroja, sepse mendova që do të rëndohesha. Deshi Allahu që agjërimin e plotësova, por harrova të bëj nijetin para se të filloja agjërimin dhe për këtë gjë jam kujtuar sot. A duhet ta plotësoj këtë ditë apo agjërimi i saj konsiderohet i rregullt?
Përgjigjja: BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nijeti (qëllimi) që bëhet për agjërimin e obliguar (si ai i Ramazanit, i shlyerjes së ditëve të Ramazanit apo i rastit kur personi betohet ose zotohet se nëse i realizohet një çështje e caktuar ai do të agjërojë një numër të caktuar ditësh), duhet të jetë i sigurt dhe i paluhatur. Ai duhet të bëhet qysh natën që vjen para se të hyjë dita e agjërimit. P.sh. nëse agjërimi i detyrueshëm do të jetë me 1 Korrik, atëherë duhet që nijeti të bëhet nga koha kur hyn akshami (falja e namazit të akshamit) i datës 30 Qershor deri para se të hyjë agimi (koha e faljes së sabahut) i datës 1 Korrik.
Cila është domethënia e agjërimit? Kush e ka obligim agjërimin dhe kush nuk e ka obligim atë?
Përgjigjja: KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Me termin islam agjërim kuptohet lënia e ushqimeve, pijeve dhe marrëdhënieve seksuale, nga momenti i agimit të ditës deri në perëndim të diellit, si adhurim ndaj Allahut. Qëllimi i vetëm i agjërimit të muslimanit është fitimi i kënaqësisë së Allahut, edhe pse përfitimet fiziko-shpirtërore të agjërimit janë të panumërta.
Kam dëgjuar se kefarati (shlyerja) e agjërimit të Ramazanit ndryshon në varësi të mënyrës së prishjes së tij apo vonimit të kryerjes së agjërimit të mbartur (kaza) pas hyrjes së Ramazanit të ardhshëm. A mund të na sqaroni në lidhje me këtë?
Përgjigjja: KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Llojet e kefarateve (shlyerjeve) në lëmin e sheriatit (ligjit islam) janë të shumta, por në këtë trajtesë do shpjegojmë kefaratin (shlyerjen) e dhunimit të shenjtërisë (pacenueshmërisë) së ditës së Ramazanit (konkretisht prishjen pa arsye të agjërimit të obliguar të ditës së Ramazanit), sipas tre konsideratave në vijim1:
Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje Ramazanin, a e ka për detyrë që ta kompensojë (kryej kaza) agjërimin e pakryer pasi të pendohet? Nëse po, si vepron?
Përgjigjja: SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje (pa arsye) muajin e Ramazanit dhe më pas është penduar, i takon njërës prej dy situatave në vijim dhe pikërisht në varësi të çdonjërës prej tyre, vijnë edhe mendimet në vijim të dijetarëve lidhur me kryerjen e agjërimit të mbartur nga personi në fjalë: