Numri i fetvasë: 160 LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
Kategoria: VËRTETIMI I HYRJES SË RAMAZANIT
6 080 shfletues/klikues LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
Pyetje: LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
Nëse hëna e re nuk shihet me sy të lirë, a lejohet që ajo të llogaritet (caktohet) bazuar në përllogaritjet astronomike, pra a lejohet që në këtë rast hyrja dhe dalja e Ramazanit në veçanti dhe e muajve të tjerë hënorë në përgjithësi, të llogaritet bazuar në këto përllogaritje astronomike? Po për kalendarët vjetorë hënorë në qarkullim, të cilët bazuar në përllogaritjet astronomike nxirren shumë kohë para shikimit të hënës së re të muajit pararendës hënor dhe ndonjëherë një vit apo më shumë përpara kohës reale, cila është dispozita që japin juristët muslimanë?
Përgjigjja: LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Mendimi i saktë lidhur me përllogaritjen e muajve hënorë është se fillimi dhe mbarimi i tyre bazohet tek shikimi i hënës së re dhe në pamundësi të shikimit të saj muaji prezent hënor plotësohet 30-të ditë e të nesërmen hyn automatikisht dita e parë e muajit të ri hënor.Lexoni më tepër
Kurse sa i përket mendimeve që marrin në konsideratë përllogaritjet astronomike për përcaktimin e hënës së re (fillimin e muajit të ri hënor), thuhet sa vijon:
Mendimi i parë: Nëse hëna e re nuk shikohet në perëndimin e ditës së 29-të të muajit prezent hënor dhe nata është me re, muaji përllogaritet astronomikisht
Më konkretisht, ky mendim thekson se për rastin kur (së pari) hëna e re nuk shikohet (në natën e supozuar si nata e 30-të e muajit hënor ekzistues) dhe nata është me re ose ngjashëm (mjegull etj.) dhe (së dyti) nëse përllogaritjet astronomike vërtetojnë se hëna ka dalë më vonë se perëndimi i diellit të kësaj dite dhe në një vlerë (kënd pamor) të tillë që ajo (hëna e re) do bëhej e mundur të shikohej me sy të lirë nëse s’do ishte pengesa e reve (mjegullës etj.); në këtë rast muaji hënor llogaritet (caktohet) në bazë të përllogaritjes astronomike (bazuar në lëvizjen e hënës, tokës dhe diellit).
Thënien profetike “Por nëse ajo (hëna e re) u mbulohet (u dalin pengesa për ta shikuar), përllogariteni atë (hënën e re)”1, mbështesit e këtij mendimi e interpretojnë si vijon: “Përllogariteni atë (hënën e re) sipas pozicioneve (gjendjeve) dhe lëvizjes së hënës, ose sipas lëvizjes së trupave qiellorë (tokës, diellit etj.); që të njihni prezencën ose jo të saj dhe mundësinë ose jo të shikimit të saj nëse nuk do të kishte pengesa (re, mjegull etj.)”Lexoni më tepër
Ekzaminimi i mendimit të parë: Ky mendim është shumë i dobët
Mendimi në fjalë hidhet poshtë nga (së pari) trajta e qartë tekstuale e transmetimit referent ku theksohet shikimi me sy, (së dyti) transmetimet e sakta kundërshtuese të bazimit tek përllogaritjet astronomike4 dhe (së treti) pajtimi (konsensusi) i sahabëve dhe më gjerë në lidhje me kundërshtimin e bazimit të shikimit të hënës së re tek përllogaritja sipas lëvizjes së trupave qiellorë.5
Mendimi i dytë: Muaji hënor përllogaritet astronomikisht përpara perëndimit të ditës së 29-të të muajit prezent hënor dhe pavarësisht nëse kjo natë është ose jo me re
Ky është mendimi i një sërë dijetarëve bashkëkohorë, përfshirë ata të Këshillit Evropian të Fetvave dhe Kërkimeve (El-Mexhlis El-Urubi Lil Iftei Uel Buhuth)6, i cili thotë se me zhvillimin aktual të shkencës së astronomisë, lëvizja e planeteve lëvizës në përgjithësi dhe hënës e tokës në veçanti, si dhe njohja e pozicionit të këtyre trupave qiellorë në raport me njëri-tjetrin dhe me kupën qiellore, janë bërë fakte që s’lënë vend për dyshim.Lexoni më tepër
Ekzaminimi i mendimit të dytë: Ky mendim është edhe më i dobët se mendimi paraardhës
Ndërkohë që juristët mbështetës të mendimit të parë, kanë kushtëzuar për marrjen në konsideratë të përllogaritjeve astronomike (së pari) faktin që shikimi i hënës së re me sy të lirë, në perëndim të ditës së 29-të të muajit prezent hënor, të jetë penguar nga retë a ngjashëm dhe (së dyti) faktin se (sipas mendimit të thuajse të gjithë juristëve muslimanë) kjo përllogaritje i vlen vetëm përllogaritësit të kualifikuar në shkencën e astronomisë; ky i fundit (mendimi i dytë) është shprehur i pakushtëzuar me sa më sipër dhe po kështu është dhënë si alternativë zëvendësuese e shikimit sheriatik me sy të lirë, me synimin që me këtë mendim (mendimin e dytë) të angazhohen krejt muslimanët, gjë që përbën një mendim të çrregullt, të pacekur më parë në librat e dijetarëve muslimanë.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT
- El-Bukhari 1900 dhe Muslimi 1080. ↩
- Disa dijetarë e hedhin poshtë transmetimin në fjalë ngë Ibn Esh-Shikhir, duke theksuar se ekzaminuesit kanë konfirmuar se ky transmetim nuk është i vërtetë (shih: islamweb). ↩
- Shih: alifta dhe islamweb. ↩
- Shih: El-Bukhari 1913, Muslimi 1080. ↩
- Shih: Fet’hu El-Bari – Li Ibn Haxher v. 6, f. 156, Mexhmu’u El-Fetaua – Li Ibn Tejmije v. 25, f. 182 (207), El-Mexhmu’u – Li En-Neueui v. 6, f. 270, islamweb, islamweb etj. ↩
- Shih: e-cfr.org. ↩
- El-Bukhari 1900 dhe Muslimi 1080. ↩
- Sunenu Et-Tirmidhi 697, Albani në Sahihu Sunenu Et-Tirmidhi 561, ka thënë se hadithi është “sahih/i saktë”. ↩
- Gjatë këtij pozicionimi, toka i pengon rrezet e diellit që të reflektohen tek hëna dhe si rezultat hëna fshihet nga sytë e shikuesit dhe pas kësaj shfaqet në trajtën e hënës së re. ↩
- Shih: e-cfr.org dhe e-cfr.org. ↩
- Shih përpilimin “Fikhu En-Neuazil v. 2, f. 216 – Li Bekër Ebu Zejd”, ku vërtetohet se përllogaritjet astronomike nuk janë kategorike (të sigurta) por janë hamendësuese (të pasigurta). ↩
- Shih: el-wassat dhe islamweb. ↩