Numri i fetvasë: 158 CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
Kategoria: VËRTETIMI I HYRJES SË RAMAZANIT
5 479 shfletues/klikues CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
Pyetje: CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
A mund të na shpjegoni rregullin juridik islam të “përllogaritjes (caktimit) të çdo muaji hënor (përfshirë Ramazanin), përmes pamjes së hënës së re me sy të lirë”?
Përgjigjja: CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Bazuar në thënien profetike: “Nëse e shikoni atë (hënën e re) atëherë agjëroni dhe nëse e shikoni [përsëri] ndërpriteni agjërimin”1, konsensusi i tre gjeneratave të para muslimane dhe shumica thuajse konsensuale e juristëve muslimanë – madje janë të shumtë dijetarët që përmendin se në këtë çështje ka ixhma2 (konsensus) të juristëve muslimanë3 – janë të mendimit se fillimi i muajit hënor realizohet kategorikisht kur pas perëndimit të diellit të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, shikohet me sy të lirë hëna e re (e muajit të ri) nga së paku dy dëshmitarë të drejtë (dëshmitarë të besueshëm, të cilët nuk bëjnë mëkate madhore), teksa shikimi i hënës së re të Ramazanit, sipas mendimit më parësor, mjafton të jetë parë nga një dëshmitar i drejtë4. Në këtë rast muaji [ekzistues që po mbaron] hënor (përfshirë edhe Ramazanin) fiksohet në 29 ditë.5Lexoni më tepër
Ndërsa lidhur me angazhimin (obligimin) e vendeve (zonave apo territoreve) të ndryshme gjeografike7 (të afërta apo të largëta qofshin me njëra-tjetrën këto vende), që të bazohen në fillimin e muajit të ri hënor, tek pamja e hënës së re me sy të lirë në një vend të largët prej tyre, dy mendimet kryesore të dijetarëve muslimanë – bazuar në interpretimin që ata i bëjnë transmetimit të mësipërm profetik – janë si vijon:
Mendimi i parë: Shikimi i hënës së re në një vend (territor) angazhon (obligon) agjërimin në gjithë vendet (territoret) e tjera
Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë mendimin bazë të imam Ebu Hanifes / medh’hebit hanefi, imam Malikut dhe imam Ahmed Ibn Hanbelit) janë të mendimit se bazuar në formën përgjithësuese të cekur në thënien referente profetike, nëse shikohet hëna e re në një vend, të gjithë muslimanët duhet ta marrin atë në konsideratë. Bazuar në këtë mendim, në rast se hëna e re e Ramazanit shikohet në një vend, të gjithë muslimanët janë të obliguar të agjërojnë, bazuar në këtë pamje.
Mendimi i dytë: Shikimi i hënës së re në një vend, nuk angazhon (obligon) agjërimin në vendet e largëta me këtë vend
Mendimi parësor në këtë çështje që përbën mendimin më të mirëargumentuar, është ai i medh’hebit shafi’i dhe disa dijetarëve të medh’hebit hanefi, se vende të ndryshme kanë dalje të ndryshme të hënës së re, ndaj banorët e këtyre vendeve s’janë të detyruar të marrin në konsideratë parjen e hënës së re në një vend tjetër larg zonës së tyre gjeografike.Lexoni më tepër
Bazuar në dy mendimet e mësipërme, muslimanët që gjenden në vende ku hyrja e muajit të ri hënor nuk përcaktohet sipas mendimeve bazë juridike sheriatike (ligjore islame), duhet të organizohen që ta hetojnë vetë me sy të lirë daljen e hënës së re dhe më pas të agjërojnë në përputhje me këtë. Kurse nëse s’mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë, atyre u del për detyrë të bazohen në mendimin e shumicës së dijetarëve dhe të agjërojnë sipas një vendi (cilido qoftë ai) ku është vërtetuar dalja e hënës së re (hyrja e muajit hënor).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS
- El-Bukhari 1900 dhe Muslimi 1080. ↩
- Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: alifta. ↩
- Vende (zona apo territore) gjeografike të ndryshme apo të largëta me njëri-tjetrin, sa i përket parjes së hënës së re me sy të lirë, quhen ato vende ku shikimi në hapësirën perëndimore qiellore me sy të lirë i daljes (lindjes apo shfaqjes) së hënës së re, në të perënduar të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, hetohet në kohë të ndryshme, p.sh. banoret e territoreve perëndimore dhe veri-perëndimore të gadishullit arabik (hixhazit) e shikojnë shfaqjen e hënës së re në një kohë të caktuar dhe ata të territoreve të Irakut, Egjiptit etj. e shikojnë në tjetër kohë. ↩
- Shih: el-wassat dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩