Numri i fetvasë: 157 GABIMI NË NAMAZ NË SUREN PAS EL-FATIHASË
Kategoria: LEXIMI I FATIHASË DHE NJË SUREJE PAS SAJ
4 842 shfletues/klikues GABIMI NË NAMAZ NË SUREN PAS EL-FATIHASË
Pyetje: GABIMI NË NAMAZ NË SUREN PAS EL-FATIHASË
Nëse të ndodh që në namaz të gabosh në suren që thuhet pas El-Fatihasë, a prishet namazi, apo duhet bërë sehvi sexhde (sexhde hutie/gabimi)?
Përgjigjja: GABIMI NË NAMAZ NË SUREN PAS EL-FATIHASË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (medh’hebit hanbeli, shafi’i dhe mendimi parësor/superior në medh’hebin maliki), i cili përbën mendimin më të saktë, është se gabimi pa dashje në namaz, në leximin e Kuranit veç El-Fatiha-së, edhe nëse përbën ndryshim të kuptimit të tekstit kuranor, nuk e prish namazin dhe nuk angazhon përsëritjen e tij, qoftë kur falësi është falur individualisht dhe qoftë kur ai është falur imam apo xhemat.
Po kështu mendimi më parësor është se për një gabim të tillë nuk është e nevojshme të bëhet sehvi sexhde (sexhde hutie/gabimi), qoftë nëse ky gabim rregullohet dhe qoftë nëse nuk rregullohet atypëraty, pasi sipas mendimit të shumicës së dijetarëve (i cili është edhe mendimi më parësor) leximi i sures pas El-Fatihasë në namaz është mustehab1 (i pëlqyeshëm) dhe nuk është i detyrueshëm, prandaj lënia e tij (leximit veç El-Fatihasë) në namaz, me ose pa dashje, nuk e prish namazin.
Ndërsa nëse një gabim i tillë (që e ndryshon kuptimin e tekstit kuranor jashtë kontekstit kuranor, sidomos kur ky ndryshim është i pahijshëm), bëhet me vetëdije dhe me dashje, ai e prish namazin.2
Allahu e di më mirë.
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ GABIMI NË NAMAZ NË SUREN PAS EL-FATIHASË
GABIMI NË NAMAZ NË SUREN PAS EL-FATIHASË