Numri i fetvasë: 156 AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE
Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR
3 745 shfletues/klikues AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE
Pyetje: AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE
Nëse muslimani/a ka ditë për të agjëruar kaza (pas kohës përkatëse) nga Ramazani (si p.sh. muslimania, që ka ditë të paagjëruara nga Ramazani për arsye të ciklit të saj të menstruacioneve gjatë këtij muaji), a i lejohet që të agjërojë fillimisht gjashtë ditët e muajit Sheual, ndërsa borxhin e Ramazanit ta agjërojë më pas?
Përgjigjja: AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve prej Sheualit, para kazave të Ramazanit, dijetarët muslimanë ndajnë mendimet kryesore në vijim:
Mendimi i parë: Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve prej Sheualit para kazave të Ramazanit
Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se agjërimi i gjashtë ditëve prej Sheualit është i vlefshëm para shlyerjes së ditëve të mbetura kaza nga Ramazani; por nëse një gjë e tillë është apo jo e papëlqyeshme, këta dijetarë ndajnë dy qëndrime kryesore:
Qëndrimi i parë: Agjërimi i 6 ditëve prej Sheualit para kazave të Ramazanit, vlen duke mos qenë i papëlqyeshëm
Medh’hebi hanefi është i mendimit se ky agjërim vlen duke mos qenë i papëlqyeshëm.Lexoni më tepër
Qëndrimi i dytë: Agjërimi i 6 ditëve prej Sheualit para kazave të Ramazanit, vlen duke qenë i papëlqyeshëm
Medh’hebi maliki dhe shafi’i janë të mendimit, se fillimi i agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit, para kryerjes kaza (pas kohës përkatëse) të agjërimit të ditëve të mbetura pa agjëruar nga Ramazani, është i vlefeshëm por i papëlqyeshëm, për shkak se angazhimi me këtë agjërim vullnetar, kundrejt agjërimit farz (të obligueshëm) të ditëve të mbetura kaza (për t’u agjëruar jashtë kohës përkatëse) prej Ramazanit, shpie në vonimin e këtij të fundit, pra kësisoj bihet në preokupimin me një adhurim vullnetar që shpie në vonimin e një adhurimi të detyruar.
Mendimi i dytë: Nuk lejohet agjërimi i gjashtë ditëve prej Sheualit para kazave të Ramazanit
Medh’hebi hanbeli është i mendimit, se fillimi i agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit, para kryerjes kaza (jashtë kohës përkatëse) të agjërimit të ditëve të mbetura pa agjëruar nga Ramazani, është i ndaluar; sepse medh’hebi hanbeli e konsideron haram (të ndaluar) agjërimin vullnetar para agjërimit të detyrueshëm (ku hyn edhe agjërimi kaza i ditëve të paagjëruara prej Ramazanit).
Mendimi i tretë: Më e mira (më parësore) është që brenda mundësive, në fillim të agjërohen brenda muajit Sheual ditët e mbetura kaza nga Ramazani dhe po brenda muajit Sheual të agjërohen gjashtë ditë prej këtij muaji (Sheualit).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE
AGJËRIMI I DITËVE TË SHEUALIT PARA KAZAVE