Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » AGJËRIMI » AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA » DISPOZITAT E KEFARATIT-SHLYERJES
Numri i fetvasë: 77 KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Kategoria: DISPOZITAT E KEFARATIT-SHLYERJES
KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Pyetje: KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Kam dëgjuar se kefarati (shlyerja) e agjërimit të Ramazanit ndryshon në varësi të mënyrës së prishjes së tij apo vonimit të kryerjes së agjërimit të mbartur (kaza) pas hyrjes së Ramazanit të ardhshëm. A mund të na sqaroni në lidhje me këtë?
Përgjigjja: KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Llojet e kefarateve (shlyerjeve) në lëmin e sheriatit (ligjit islam) janë të shumta, por në këtë trajtesë do shpjegojmë kefaratin (shlyerjen) e dhunimit të shenjtërisë (pacenueshmërisë) së ditës së Ramazanit (konkretisht prishjen pa arsye të agjërimit të obliguar të ditës së Ramazanit), sipas tre konsideratave në vijim:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 76 SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN
Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA
SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN
Pyetje: SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN
Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje Ramazanin, a e ka për detyrë që ta kompensojë (kryej kaza) agjërimin e pakryer pasi të pendohet? Nëse po, si vepron?
Përgjigjja: SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje (pa arsye) muajin e Ramazanit dhe më pas është penduar, i takon njërës prej dy situatave në vijim dhe pikërisht në varësi të çdonjërës prej tyre, vijnë edhe mendimet në vijim të dijetarëve lidhur me kryerjen e agjërimit të mbartur nga personi në fjalë:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 68 SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Kategoria: PAAFTËSIA E PARESHTUR DHE AGJËRIMI
SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Pyetje: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?
Përgjigjja: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 3 PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Pyetje: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
A ka ndonjë gjendje e cila e bën jo të detyrueshëm plotësimin ose zëvendësimin e agjërimit (si për shembull shtatzënia, lehonia, gjidhënia etj.)?
Përgjigjja: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personat që për arsye të lejuara e kanë çelur agjërimin e Ramazanit, duhet ta kompensojnë atë kaza deri në Ramazanin e ardhshëm.
Përjashtim këtu bëjnë vetëm personat e sëmurë rëndë me sëmundje të pashërueshme dhe pleqtë e thyer në moshë që e kanë të pamundur përballimin e agjërimit. Në këtë rast për ta nxirret fidje (shpagim), që është ushqimi i një të varfri çdo ditë të muajit të Ramazanit, i tillë që nëse ushqimi është i pagatuar, ai duhet të jetë më së paku 750 gr dhe më e mira është që të jetë 1.5 kg oriz apo ngjashëm nga ushqimet e vendit (nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, atëherë është edhe më mirë), ndërsa nëse është i gatuar, ushqimi duhet të jetë një vakt ushqimi i mjaftueshëm për ta ngopur të varfrin.
Lexoni më tepër