JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Numri i fetvasë: 258 RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Kategoria: ABUZIMI ME VARREZAT DHE CENIMI I TYRE

4 616 shfletues/klikues RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE


 Pyetje: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE


A lejohet varrosja e dy personave në një varr të vetëm, pra a lejohet te futen dy veta në një varr të vetëm të përbashkët si në rastin p.sh. kur një person ka vdekur vite më parë dhe pastaj vdes një person tjetër prej të afërmve të tij; a lejohet në këtë rast që ata të futen në të njëjtin varr?


Përgjigjja: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Rrëmimi i varrit

Dijetarët muslimanë theksojnë se i vdekur nuk duhet cenuar, ashtu si në gjallërinë e tij, dhe se si rregull nuk lejohet rrëmimi (gërmimi) i varrit mbi të cilin është hedhur dheu, pasi ai konsiderohet vakëf (objekt i patundshëm / i patjetërsueshëm) i të varrosurit në të (musliman apo jumusliman qoftë ai1), deri sa të mbetet prej tij mish ose eshtër, përveçse për arsye të lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), pasi rrëmimi i varrit është konsideruar nga dijetarët muslimanë prej mëkatit të ndëshkueshëm të gjymtimit. Kurse nëse është e sigurt se trupi i të vdekurit është tretur tërësisht dhe shndërruar në dhe (nuk ka mbetur prej të vdekurit asnjë gjurmë eshtre etj.), në këtë rast nuk ka problem që ky vend të shfrytëzohet për të varrosur të tjerë persona ose për një qëllim tjetër (për bujqësi apo mbarë format e tjera të shfrytëzimit).2Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e varrosjes kolektive

Siç u tha më sipër, nuk lejohet që në një varr ekzistues (me eshtra të vdekuri) të varroset edhe një ose më shumë prej të vdekurve të tjerë dhe po kështu nuk lejohet që në një varr të varrosen dy ose më shumë persona (qoftë edhe dy bashkëshortë, prindi me fëmijën e tij të vogël, apo një i rritur me një fëmijë, dy burra, dy gra, një burrë me një grua etj.), sidomos (kjo ndalesë është më e theksuar) nëse të vdekurit janë një burrë dhe një grua që s’janë mahrem4 (nuk janë persona mes të cilëve ndalohet përjetësisht martesa)5; përveçse në rast domosdoshmërie, si p.sh. në raste fatkeqësishë natyrore, epidemishë, përmbytjesh etj., ku vdesin njerëz në masë dhe është e vështirë të hapet varr i veçantë për çdonjërin prej tyre. Gjithsesi, në rastet e varrimeve masive nga zori, duhet bërë kujdes sa të jetë e mundur që të varrosurit të vendosen të distancuar nga njëri-tjetri dhe të bëhet ndarje mes të rriturve të gjinive të kundërta (të vendoset mes tyre ndarëse prej dheu, ose kur ka edhe fëmijë të vdekur të vendoset fillimisht burri, pastaj fëmija dhe pastaj gruaja).6Lexoni më tepër

Së treti: I varrosuri në varrin e përbashkët, shpërblehet sipas veprës që ka bërë

Nuk ka asnjë lidhje mes pyetjes / ndëshkimit individual të varrit dhe varrimit të përbashkët të personave, porse secili prej dy a më shumë të vdekurve të gjendur në varrin e tyre të përbashkët, shpërblehet më vete sipas veprës që ka bërë. Në lidhje me sprovën e varrit dijetarët theksojnë se jeta e ndërmjetme (pra jeta pas vdekjes deri në ringjallje, ku hyn edhe sprova / pyetjet e varrit) nuk është e veçantë për njeriun që varroset, por ajo përfshin çdo të vdekur; ndërsa përcaktimi i saj tek varri është bazuar në faktin se varrosja është realiteti dominues i masës më të madhe të njerëzve. Prandaj, pavarësisht nëse i vdekuri varroset në rregull ose jo (në varr të veçantë apo të përbashkët etj.), ose nuk varroset fare (pra kufoma i mbetet mbi tokë, hahet nga kafshët, tretet etj.), pavarësisht kësaj, çdo i vdekur do të sprovohet dhe pyetet në një formë të cilën e di Allahu i Madhëruar… secilit shpirt në jetën e ndërmjetme do t’i vijë hisja (pjesa) që i takon prej ndëshkimit ose lumturimit dhe po kështu trupit përkatës të secilit shpirt, kudo qoftë dhe sidoqoftë (në varr  të përbashkët, hedhur në det, djegur, copëtuar etj.), do t’i vijë hisja që i takon nga ndëshkimi dhe lumturia, në një formë të cilën e di Allahu i Madhëruar.8Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

  1. Shih: islamweb.
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. Shih: islamweb dhe islamweb.
  4. Mahrem: Burri me të cilin një gruaje i ndalohet përjetësisht martesa (shih: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE).
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  7. Shih: islamweb.
  8. Shih: islamweb dhe islamqa.
  9. Shih: islmaway.
  10. Gajbi: E fshehta, ku përfshihet gjithçka që është përtej perceptimeve njerëzore dhe e pakapshme nga arsyeja e thjeshtë, si p.sh.: ringjallja, Xheneti (Parajsa), Xhehenemi (Ferri), paracaktimi hyjnor etj. Të gjitha këto gjëra janë përtej mendjes sonë dhe zbulohen vetëm nëpërmjet Shpalljes Hyjnore.
  11. El-Bekare: 2-3.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top