JETA E VËRTETË

CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE

Numri i fetvasë: 128 CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE

Kategoria: TË NDALUARAT PËRJETËSISHT PËR MARTESË

6 922 shfletues/klikues CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE


 Pyetje: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE


A mund të na sqaroni se çfarë nënkuptohet me termin juridik islam “burra që janë mahrem” të një gruajë dhe se cilët janë ata?


 Përgjigjja: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”. Kurse si term juridik, kriteri me të cilin e përkufizojnë dijetarët muslimanë mahremin është: “Mashkulli i rritur, i arsyeshëm dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.Lexoni më tepër

Mahremët e një gruaje janë tre llojesh:

Lloji i parë: mahrem për shkak të lidhjes së gjakut, ku hyjnë: babai, djali, vëllai, xhaxhai, djali i vëllait, djali i motrës dhe daja; sipas shpjegimit në vijim:

– baballarët dhe lart (gjyshërit, stërgjyshërit etj.), qofshin (gjyshërit, stërgjyshërit etj.) nga ana e babait apo nga ana e nënës;

– djemtë, djemtë e djemve dhe djemtë e vajzave e poshtë (nipat, stërnipat etj. nga ana e fëmijëve);

– vëllezërit për babë e nënë, si dhe ata për babë dhe ata për nënë, bashkë me djemtë e vëllezërve dhe motrave  (nipat, stërnipat etj. nga ana e vëllezërve e motrave) të tre degëzimeve të cekura më lartë dhe;

– xhaxhallarët dhe dajat (vëllezërit e babait ose nënës) për babë e nënë, si dhe ata për babë dhe ata për nënë (këtu hynë gjithashtu xhaxhallarët dhe dajat e të tre linjave prej gjyshërve e sipër, pra vëllezërit e gjyshit dhe gjyshes e lartë).

Lloji i dytë: mahrem për shkak të pirjes gji (mëkimit të mëndeshës2), ky hyjnë: babai nga gjiri (bashkëshorti i mëndeshës dhe çdo prind, gjysh a gjyshe i prindërve nga gjiri), djali nga gjiri (foshnja të cilit i ka dhënë gji), vëllai nga gjiri (djali i përbashkët ose i veçantë i prindërve nga gjiri), xhaxhai nga gjiri (vëllai i babait nga gjiri dhe çdo xhaxha i prindërve nga gjiri), djali i vëllait nga gjiri (djali i djalit të prindërve nga gjiri), djali i motrës nga gjiri (djali i vajzës së prindërve nga gjiri) dhe daja nga gjiri (vëllai i mëndeshës dhe çdo dajë i prindërve nga gjiri);

– kjo kategori është homologe e llojit të parë: (për hollësira të tjera referohu tek lloji i parë);Lexoni më tepër

Lloji i tretë: mahrem për shkak të krushqisë, ky hyjnë:

– djemtë e burrit (thjeshtërat) e poshtë (djemtë e djemve të burrit etj.), qofshin fëmijët e tij (burrit) të drejtpërdrejtë  apo djemtë e fëmijëve të tij, djemve apo vajzave të tij e poshtë (nipat, stërnipat etj. të burrit nga ana e fëmijëve të burrit);

– baballarët e burrit (vjehrri) e sipër (gjyshi, stërgjyshi i burrit etj.), qoftë nga ana e babës dhe qoftë nga ana e nënës (së burrit);

– burrat e vajzave (dhëndurët) e poshtë (burrat e mbesave, stërmbesave etj. nga ana e fëmijëve të personit);

– burri i nënës (njerku), me kushtin që të ketë hyrë tek mamaja e thjeshtrës së tij (bija ose mbesa e e bashkëshortes, prej gjakut ose që i ka dhënë gji, që ka jetuar nën kujdesin e njerkut ose jo), me kuptimin që njerku është martuar me nënën e saj (thjeshtrës së tij) dhe ka hyrë tek kjo e fundit (ka pasur raport seksual me nënën e thjeshtrës së tij), apo (sipas mendimit të shumicës, përfshirë medh’hebin hanefi) është veçuar fizikisht me atë (nënën e thjeshtrës së tij), në rrethana të tilla që ka qenë i mundur një raport seksual.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE

CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE

  1. Shih: El-Mugni – Li Ibn Kudeme v. 2, f. 32; Fet’hu El-Bari – Li Ibn Haxher v. 4, f. 77 dhe v. 9, f. 332 dhe Sherhu En-Neueuiu Ale Muslim v. 14, f. 153.
  2. Mëndeshë (Nënë gjiri): Gruaja që i jep qumësht (nga sisa ose të shtrydhur në enë) një foshnje të huaj në moshën dy vjeç e poshtë, me kusht që: foshnja të ketë pirë gji të paktën pesë vakte të sigurta (ku në secilin vakt pirje foshnja të jetë ngopur apo të ketë pirë deri sa ta ketë lëshuar gjirin vetë) / shih: islamweb dhe islamweb. Për shkak të pirjes në fjalë të qumështit bëhen të ndaluar për martesë: babai, biri, vëllai, xhaxhai, daja, djali i vëllait dhe ai i motrës nga qumështi (dhe kështu me radhë sikurse tek lidhjet e gjakut).
  3. El-Bukhari 2645, Muslim 1445 etj.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top